Lidhje

Platformat e videove dhe interneti


Pavarësisht se ku është, në tablet, laptop apo televizion, mënyra se si njerëzit konsumojnë programet dixhitale po ndryshon po me aq shpehtësi sa edhe paisjet që ata përdorin. Pikërisht këto ndryshime në botën dixhitale të platformave me video mblodhën në Kaliforni disa mijëra pjesmarrës në konferencën e përvitshme mbi videot dhe internetin.

Për tre ditë me radhë, nga 23 deri më 25 korrik, rreth 20 mijë pjesmarrës pushtuan Qendrën e Konventave në Anaheim të Kalifornisë. Në panairin e videove, mbi 300 nga krijuesit më të njohur të videove në YouTube ofruan mendimet dhe krijimtarinë e tyre më të mirë. Ndër të tjera u fol edhe se si kompanitë dhe inxhinierët fitojnë para përmes videove në internet.

Në takim ishte edhe Freddie Wong, një aktor dhe regjizor i cili bashkëthemeloi kanalin e njohur të YouTube-it me efekte speciale “RocketJump” që aktualisht ka 7 milion abonentë.

“Projekti ynë i madh këtë vit është një program që do të jetë pjesë e platformës Hulu Originals. Programi serial me tetë episode do të përfshijë disa aspekte nga krijimtaria aktuale.” “ Është interesante se si funksionon shpërndarja, gjërat ndodhin në atë mënyrë që njerëzit të shikojnë nga platforma të ndryshme.”

Ai thotë se krijuesit tashmë kanë platforma të ndryshme për të ofruar videot e tyre dhe ndarë ato me botën.

“Kjo ndërmarrje nuk është e lehtë. Do të jetë një rrugë me pengesa ku do të ketë luhatje ndërsa i përshtatesh tregut dhe po ashtu t’i përshtatesh platformave të reja teknologjike që janë gjithnjë në ndryshim.”

Zoti Wong thotë se krijues si ai kanë gjetur njëkohësisht edhe mënyrën për të patur fitime përmes videove që ata vënë në internet.

“Ka mënyra për të tërhequr njerëzit dhe tregu është aq i ndryshëm sa ç’janë edhe krijuesit. Gjithçka varet nga përmbatja e videove dhe lloji i audiencës që kërkon ta bësh për vete.”

Gjerat po ndryshojnë me aq shpejtësi sa madje edhe kompani gjigande të Hollivudit morën pjesë në këtë takim për të mësuar më shumë.

Vitin që shkoi kompania e zotit Wong krijoi partneritet me kompaninë Lionsgate e njohur me serialët “Mad Men” dhe filmin “The Hurt Locker”.

XS
SM
MD
LG