Lidhje

Video-lojërat dhe shëndeti mendor


Video-lojërat dhe shëndeti mendor
Video-lojërat dhe shëndeti mendor

Disa studime të reja tregojnë se në se fëmijët shpenzojnë kohë të gjatë me lojra elektronike, kjo mund t’u sjellë atyre probleme shëndetësore. Studimi i fundit tregon se përdorimi me masë i këtyre lojrave është zgjidhja më e mirë.

Fëmijët që duken shumë të dhënë pas lojrave elektronike mund të bëhen të varur prej tyre dhe të tregojnë shenja të sëmundjeve mendore. Ky është përfudnimi i një studimi të ri të publikuar në revistën Pediatrics.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë vëzhguan gati 3 mijë nxënës të shkollave fillore dhe tetëvjeçare për dy vjet dhe zbuluan se ata që përdornin më shumë lojrat elektronike kishin problemet më të mëdha.

Dr. Michael Manos nuk morri pjesë në studim por është psikolog në spitalin e fëmijëve në Klivlend.

Ajo që zbuluan – dhe ky është studimi i parë që arrin në këtë përfundim – është se fëmijët që luajnë pa pushim me video-lojra, kanë një nivel depresioni, ankthi dhe frike sociale të shtuar. Kështu që kur i ndalin lojrat, të gjitha këto shenja ulen.

Studiuesit i quajnë fëmijët që duken shumë të dhënë pas lojrave elektronike “lojtarë pathologjikë”. Në këtë grup bëjnë pjesë ata që luajnë video lojra gati 31 orë në javë, krahasuar me moshatarët e tyre që luajnë 19 orë në javë. Kur u krahasuan këto dy grupe fëmijësh, u zbulua se fëmijët në kategorinë e parë ishin më të prekur të vuanin nga frika sociale.

Studimi zbulon gjithashtu se fëmijët që ishin më impulsiv dhe më pak të shoqërueshëm me fëmijët e tjerë harxhonin më shumë kohë me video lojra.

Është llogjike që një fëmijë që është depresiv ose një fëmijë që e kap ankthi do të kërkoj të luaj video lojra pasi aty e gjen veten në një mjedis të sigurtë. Kjo mund t’i shpëtojë ata nga simptomat e depresionit apo të ankthit.

Studimi zbuloi gjithashtu se heqja e fëmijëve nga zakoni i lojës pakëson depresionin si dhe simptomat e tjera.

Duhet të bësh vetëm një gjë – të kufizosh kohën e lojës. Megjithatë fëmijët që janë lojtarë patologjikë do t’i rezistojnë kësaj dhe kështu prindërit mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmën e mjekëve të shëndetit mendor.

Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon kufizimin e kohës për lojra elekronike, në kompjuter apo televizor, në jo më shumë se një orë në ditë. Për nxënësit e shkollës tetëvjeçare rekomandimi është jo më shumë se dy orë në ditë.

Shoqata e Programeve Elektronike të Argëtimit nuk është dakort me studimin dhe e quan atë me të meta.

XS
SM
MD
LG