Lidhje

Vidhen pesë vepra të artit modern nga një muze i Parisit

  • Zëri Amerikës

Vidhen pesë vepra të artit modern nga një muze i Parisit

Vidhen pesë vepra të artit modern nga një muze i Parisit

Autoritetet franceze thonë se një hajdut i vetëm ka arritur të vjedhë pesë vepra të artit modern nga një muze i Parisit, duke përfshirë kryeveprat e Pablo Pikasos dhe Henri Matisit.

Policia dhe prokurorët thonë se veprat e artit u zhdukën sot në mëngjes nga Muzeu i Parisit për Artin Modern. Policët dhe prokurorët francezë kanë arritur në përfundimin se mund të ketë qenë një njeri i vetëm që ka kryer vjedhjen e veprave të artit. Në videot e sigurisë është arritur të identifikohet vetëm një njeri i maskuar që largohet me një pikturë në duar.

Vjedhja është kryer mbrëmë gjatë natës, pasi sot në mëngjes pikturat nuk u gjetën në sektorin që ishin të ekspozuara. Të tre rojet e sigurisë që mbikqyrin muzeun gjatë natës, nuk kanë parë asgjë të veçantë dhe të dyshimtë gjatë turnit të tyre të punës.

Vlera e pikturave të vjedhura mendohet se arrin shifrën e 123 milion dollarëve, ku më e shtrenjta është një pikturë e Pikasos që vlen 28 milion dollarë. Në vjedhje të kësaj natyre, kërkohet bashkëpunimi i interpolit për të rënë në gjurmët e veprave të vjedhura.

XS
SM
MD
LG