Lidhje

Tajfuni shkakton viktima në Vietnam


Typhoon Wutip goditi sot Vitenamin, duke shkaktuar të paktën 3 të vrarë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. Zyrtarët thane se të paktën 100 mijë shtëpi janë dëmtuar nga stuhia me erëra me fuqinë mbi 100 kilometra në orë.

Zyrtarët vietnamezë më parë kishin evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga rajonet ku do të kalonte stuhia. Pati njoftime që stuhia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Stuhia, që më pas u dobësua në një depresion tropikal, fundosi tre anije kineze peshkimi në Detin e Kinës Jugore, duke shkaktuar zhdukjen e dhjetra peshkatarëve.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, tha dje se ende nuk dihet fati i 74 peshkatarëve, anijet e të cilëve të dielën kishin humbur pranë Ishujve Paracel. Ai tha se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 14 nga të mbijetuarit.
XS
SM
MD
LG