Lidhje

Konfliktet territoriale në Detin e Kinës Jugore


Vietnami po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të marrin një rol më të madh në mbrojtjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve lidhur me Detin e Kinës Jugore.

Kjo thirrje e Hanoit vjen ndërsa anijet vietnameze vazhdojnë të përplasen me ato kineze pranë një zone të debatuar, ku Kina vendosi muajin e kaluar pajisje për shpime për naftë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk mbajnë anë në mosmarrëveshjen e vendeve të rajonit dhe se duan që ato t’i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore.

Por në takimin e javës së kaluar për Sigurinë Rajonale në Singapor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, tha se Kina ka ndërmarrë veprime destabilizuese, të njëanshme, përmes të cilave ka shpallur pretendimet e veta për Detin e Kinës Jugore.

Pretendimet territoriale të Kinës bien ndesh me ato të Vietnamit, Filipineve, Malajazisë dhe Bruneit.
XS
SM
MD
LG