Lidhje

Viktimat e masakrës në Norvegji kërkojnë tjetër ekspertizë mjekësore për sulmuesin


Viktimat e masakrës në Norvegji kërkojnë tjetër ekspertizë mjekësore për sulmuesin
Viktimat e masakrës në Norvegji kërkojnë tjetër ekspertizë mjekësore për sulmuesin

Avokatët e disa prej viktimave të masakrës së vitit të kaluar në Norvegji kanë bërë thirrje për një tjetër ekspertizë mjekësore për njeriun që qëlloi me armë zjarri, duke thënë se doktorët nuk kanë parë shenja të skizofrenisë dhe nuk kanë dhënë mjekim për të. Një gjykatë në Oslo ka marrë këtë javë një letër nga avokatët e viktimave.

Gjykata duhet të përgjigjet deri në mes të muajit janar nëse Anders Behring Breivik duhet t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi mjekësor.

Në muajin nëntor, dy mjekë psikiatër të caktuar nga gjyakata deklaruan se njeriu që hapi zjarr ishte i sëmurë mendor.

32 vjeçari Brevik aktivizoi një makinë bombë në Oslo në 22 korrik të vitit të kaluar dhe më pas kreu një raprezalje me armë zjarri ku mbetën të vrarë 77 persona.

Ndonëse u rrëfye, avokatët e tij thonë se ai nuk merr përsipër përgjegjësinë kriminale, pasi beson se masakra ishte e nevojshme për të shpëtuar Norvegjinë dhe Europën nga dyndja e myslimanëve dhe se ajo u krye për të ndëshkuar politikanët për lejimin e një shoqërie shumë kulturëshe.

Gjyqi ndaj Brievikut do të mbahet në 16 prill.

XS
SM
MD
LG