Lidhje

Tailanda ekstradon në SHBA tregtarin e dyshuar rus të armëve, Viktor But

  • Zëri Amerikës

Tailanda ekstradon në SHBA tregtarin e dyshuar rus të armëve, Viktor But

Tailanda ekstradon në SHBA tregtarin e dyshuar rus të armëve, Viktor But

Tailanda ekstradoi për në Shtetet e Bashkuara tregtarin e dyshuar rus të armëve, Viktor But, duke mos përfillur thirrjet e Moskës për ta lejuar të kthehet në vendin e tij.

Autoritetet tailandeze e dërguan sot zotin But nga një burg i Bangkokut në një avion të porositur nga qeveria amerikane. Disa zyrtarë amerikanë të agjencisë kundër drogës ishin në avionin i cili u largua nga kryeqyteti tailandez për në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Abhisit Vejjajiva u tha gazetarëve se kabineti i tij e miratoi ekstradimin e 43 vjeçarit But, diçka që kërkohej prej kohe nga Uashingtoni dhe kundërshtohej nga Moska.

Shtetet e Bashkuara synojnë ta gjykojnë atë mbi bazën e akuzave se është përpjekur të vrasë amerikanë dhe ka mbështetur një organizatë terroriste. Ai akuzohet gjithashtu për shitje armësh që kanë nxitur konflikte në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG