Lidhje

Vince Gill me albumin e ri “Guitar Slinger”


Vince Gill me albumin e ri “Guitar Slinger”
Vince Gill me albumin e ri “Guitar Slinger”

Ylli i muzikës Country Vince Gill u shfaq fillimisht 5 vjet më parë, kur ai u bë një këngëtar tepër popullor. Tani, pas 5 vjetësh, këngëtari nga Oklahoma publikoi albumin e tij të dytë, “Guitar Slinger”.

“Guitar Slinger” është albumi i parë i këngëtarit Vince Gill që nga viti 2006. Ai është bashkëautor i të 12 këngëve të përfshira në album, të cilat janë me temën e dashurisë, humbjes, shpresës dhe besimit. Për herë të parë në karrierën e tij, Vince Gill e regjistroi përmbledhjen në studion e tij të re personale. Ai thotë se mosshfrytëzimi i një studjoje me qera e ndihmoi atë të krijonte një regjistrim me të vërtetë të ngrohtë, të cilin ai po ashtu e përshkruan si një nga regjistrimet me më shumë variacion.

"Ky regjistrim nuk është shumë tradicional, madje do të thoja se ai është bashkëkohor. Në gjysmën e parë të albumit ka shumë pjesë të interpretuara me kitarrë, ndërsa në pjesën e dytë këngët janë tepër të ndryshme".

Në album kanë kontribuar gruaja e këngëtarit, Amy Grant, dhe 3 vajzat e tij. Amy është bashkautore e tre këngëve, përfshirë duetin e tyre “True love”, ku intrepreton edhe vajza e Amy-t, Sarah Chapman.

Kënga që kryeson albumin është ballada e emëruar për çmimin Grammy “Threaten me with heaven”, për të cilën Vince shpjegon se ka fituar një lidhje të veçantë pas vdekjes në vitin 2010 të mikut të tyre Will Owsley. Jeni duke dëgjuar balladën e intrepretuar nga Vince Gill, “Threaten me with Heaven”.

XS
SM
MD
LG