Lidhje

Perëndimi në Montmajour


Muzeu i Van Gogut në Amsterdam njofton se një pikturë e gjetur kohët e fundit, i përket mjeshtrit holandez të pikturës, Vincent Van Gog.

Është fjala për pikturën me bojë vaji “Sunset Montmajour”, “Perëndimi në Montmajour”, për të cilën zyrtarët e muzeut thonë se ndodhej në papafingon e një koleksionisti norvegjez arti.

Në vitin 1908, kur e pati blerë pikturën kishte menduar se ajo ishte kopje, por specialistët thonë se piktura është origjinale dhe e vërtetuan autenticitetin e saj nga gërmat e mjeshtrit, stili dhe materialet e përdorura.

Zyrtarët e muzeut të Holandës e cilësuan zbulimin e pikturës si një eksperiencë unike në jetë. Piktura do të shfaqet para publikut në Muzeun e Van Gogut më 24 shtator.
XS
SM
MD
LG