Lidhje

Vazhdon dhuna në Gazë


Sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite kapi dy raketa mbi Tel Aviv të hënën dhe bastisjet gjatë natës në Gaza vranë disa dhjetëra palestinezë ndërsa vazhdojnë luftimet mes Izraelit dhe Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se numri i të vdekurve në Gaza tejkaloi 500 persona gjatë natës. Të paktën dhjetë persona të një familjeje u vranë në Gazë ndërsa ata prisnin në rrugë që raketa të godiste shtëpinë e tyre. Shtatë anëtarë të tjerë të së njëjtës familje u plagosën rëndë.

Të paktën dhjetë njerëz nga e njëjta familje u vranë në qytetin Rafah të jugut të Gazës sot herët në mëngjes kur një sulm ajror izraelit goditi shtëpinë e tyre, tha Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut.

Dëshmitarët thanë se familja ishte brenda shtëpisë kur ata dëgjuan një shpërthim nga një raketë paralajmëruese që goditi shtëpinë e fqinjve të tyre.

“Unë isha në xhami, dëgjova goditjet. Dola nga xhamia me djalin tim. Erdha dhe pashë të gjithë fëmijët të shpërndarë në rrugë. Shtëpia e fqinjit tonë do të goditej nga izraelitët. Kështu që ata evakuuan fëmijët nga shtëpia sepse kujtuan se do të shkatërrohej shtëpia dhe nuk donim që t’i binin copa xhami, kështu që ndenjën në rrugë. Raketa i goditi ata ndërsa po prisnin në rrugë.”

Ndërsa ata po dilnin jashtë, u qëlluan nga një tjetër raketë paralajmëruese.

Të paktën dhjetë anëtarë të një familjeje u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën rëndën.

Të plagosurit u dërguan në spital.

Të paktën 510 palestinezë dhe 20 izraelitë janë vrarë gjatë dy javëve të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Dhjetëra mijëra banorë të Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG