Lidhje

Protesta të dhunshme në Ukrainë


Një oficer ukrainas i sigurisë u vra sot në Kiev dhe dhjetra protestues dhe policë u plagosën në një shpërthim gjatë protestave kundër zgjerimit të autonomisë për kryengritësit pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Protestat kryesisht paqësore me demonstruesit që valëvitnin flamuj para parlamentit u bënë të dhunshme pasi ligjvënësit miratuan paraprakisht ndryshimet që kishte kërkuar perëndimi që kanë si synim rivendosjen e paqes në lindjen e trazuar.

Autoritetet thanë se oficeri 25 vjeçar i Gardës Kombëtare u godit me armë zjarri dhe vdiq në spital.

Plani perëndimor parashikon që Kievi të zbatojë deri në fund të vitit një plan “decentralizimi”. 265 prej 450 ligjvënësve votuan për ndryshimet e propozuara nga Presidenti Petro Poroshenko dhe vota përfundimtare pritet nesër.

Protestuesit i quajnë reformat anti-ukrainase dhe thanë se ndryshimet kushtetuese do legalizonin kontrollin e kryengritësve në Ukrainën lindore, megjithëse kryengritësit thonë se ndryshimet nuk u japin statusin gjysmë-autonom që ata kërkojnë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG