Lidhje

Virxhina, një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale


Votues në Virginia

Votues në Virginia

Virginia është një nga ata shtete të pakët të Amerikës që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Virginia dhe shtete të tjera të ashtuquajtura fusha beteje, tërheqin shumë vëmendjen e kandidatëve dhe të aktivistëve politikë me afrimin e ditës së zgjedhjeve.

Në qendrën historike Leesburg, në Virginia, mund të gjesh reflektimin e së shkuarës në çdo cep të qytezës, edhe pse një pjesë e saj mbetet edhe sot e dhimbshme.

Leesburgu ka pamjen e Virxhinias së vjetër, një nga shtetet jugore që për dekada me radhë ka votuar për republikanët në zgjedhjet presidenciale.

Por, Virxhinia është duke ndryshuar dhe pranë Leesburgut po ndodh një transformim dramatik, i cili po ndryshon gjithashtu relievin politik të shtetit, thotë Craig Green, mbështetës i zonjës Clinton.

“E gjithë kjo zonë dikur ka qenë fushë. Tani, siç e shihni, është duke u ndërtuar një zonë e madhe me banesa e dyqane. Rreth e rrotull, kudo ka qendra për të dhënat.”

Green është aktivist demokrat në disktriktin Loudoun, në Virxhinian veriore, që është transformuar nga rritja e industrisë së teonologjisë së lartë dhe nga fluksi i punonjësve të kualifikuar të kësaj fushe të ardhur nga jashtë.

Green thotë se ndryshimet demografike ndihmojnë demokratët dhe kjo e bën të vështirë situatën për kandidatin republikan Donald Trump.

Shkova për takime me njerëzit në fundjavë dhe ata thonin pak a shumë: -Nuk mund të votoj për Trumpin, me atë tip që ka.”

Inxhinieri për kompjutera, Sri Amudhanar, që voton për demokratët, emigroi këtu nga India rreth 30 vjet më parë.

Ai thotë se shtimi me shpejtësi i popullatës emigrante nga vendi i tij është duke patur një ndikim të madh politik në këtë zonë.

“Ata bëjnë betimin për të marrë qytetarinë amerikane dhe ky është një proces shumë solemn. Është një proces shumë prekës dhe ne të gjithë e kemi kaluar atë, kjo na lidh ne shumë fort me Amerikën dhe me vlerat e saj. Një nga këto vlera është se të gjithë njerëzit janë të barabartë.”

Megjithë ndryshimet demografike, Donald Trump thotë se do ta fitojë Virxhinian dhe shumë nga përkrahësit e tij kishin dalë në një takim të tij ditët e fundit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, një nga më të veçantët e të gjitha kohërave. Duhet t’i japim fund me fitore,” u shpreh zoti Trump.

Tema e fushatës së zotit Trump, për ta bërë Amerikën përsëri të fuqishme i është përshtatur biznesmenit nga Leesburgu, Bryan Crosswhite.

“Ai gjen mbështetje ngaqë flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Tregon të vërtetën, nëse njerëzve u pëlqen apo jo. Ai thotë atë që mendon.”

Virginia është një shtet në tranzicion, ku e vjetra shkrihet me të renë dhe popullata përherë e më e larmishme është duke shkruar një kapitull të ri në historinë gjithnjë në ndryshim të Amerikës.

XS
SM
MD
LG