Lidhje

Ymeri: Imponimi për krijimin e Gjykatës Speciale, i papranueshëm

  • Laura Konda

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë zotin Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Zoti Ymeri dha një intervistë për Zërin e Amerikës ku ai tha mes të tjerash, se imponimi për krijimin e Gjykatën Speciale ndaj Paralemntit të Kosovës është diçka e papranueshme. Ai tha se është dakord me idenë e dënimit të krimeve të luftës, por shtoi se kjo nuk duhet bërë në mënyrë disproporcionale dhe se procesi duhet realizuar në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Zoti Ymeri komentoi edhe lidhur me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, për të cilat ai tha se Serbisë nuk i duhen bërë lëshime për çështje me rëndësi jetike për Kosovën.

XS
SM
MD
LG