Lidhje

Shtyhet raportimi i kryetarit tё Shёrbimit Informativ Shtetёror


Kryetari i Shёrbimit Informativ Shtetёror Visho Ajazi Lika u paraqit sot nё komisionin parlamentar tё sigurisё kombёtare pёr tё raportuar mbi veprimtarinё e kёtij shёrbimi pёr vitin e kaluar. Mbledhja, qё nisi me dyer tё mbyllura, u ndёrpre sepse disa nga deputetёt anёtarё tё komisionit nuk kishin marrё certifikata sigurie, ndaj ata nuk mund tё dёgjonin raportin vjetor tё mbushur me sekrete shtetёrore.

Certifikata e sigurisë është një dokument i veçantë, që u jepet zyrtarëve të përcaktuar me ligj para se të bien në kontakt me sekretet shtetërore. Kryetari i komisionit, Spartak Braho, bëri të ditur se deputetёt qё nuk kishin certifikatё sigurie u nxorrёn jashtё, por doli se vetё kryetari i shёrbimit prej disa kohёsh nuk ka certifikatё sigurie dhe punon pa certifikatё sigurie. “Mbledhja do tё bёhet kur tё gjithё tё jenё nё rregull me ligjin” - tha ai.

Ndёrsa deputeti i Partisё Demokratike tё opozitёs, Flamur Noka, tha se kjo ishte njё pёrpjekje e deputetёve tё shumicёs socialiste pёr t'iu shmangur informacioneve qё solli kryetari i shёrbimit sekret. “Ishte njё shtyrje qesharake dhe njё akt i turpshёm i deputetёve socialistё pёr tё mos dёgjuar raportin e Shёrbimit” - tha ai.

Njё tjetёr anёtar i komisionit tё sigurisё, deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, tha se kryetari i SH.I.SH. kishte njё certifikatё, qё tashmё i ka skaduar afati. Ai shtoi qё derisa bёhet fjalё pёr njё person me dyshtetёsi, procedurat e marrjes së certifikatës së parë nuk janë zbatuar plotësisht.

Pas raportit vjetor, zoti Lika pritet tё japё informacione lidhur me bashkëpunimin e Shёrbimit Informativ dhe Ministrisё sё Brendshme pёr disa çështje tё ngritura nga Partia Demokratike, pёr disa çёshtje tё ngritura nga media mbi emёrimet nё SHISH, dhe mbi njё shkresё sekrete, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё poste drejtuese nё Policinё e Shtetit.

Ardhja e kryetarit tё shёrbimit sekret nё komisionin parlamentar tё sigurisё u prit me mjaft interes. Media vendase publikoi njё shkresё tё shёrbimit sekret, qё i kёrkon agjentёve tё mbledhin tё dhёna pёr lidhjet me botёn e krimit tё drejtuesve tё rinj tё policisё. Njё gjё tё ngjashme ka shprehur edhe Partia Demokratike e opozitёs. Shumica socialiste dhe ministria e brendshme kanё deklaruar se SHISH nuk po bashkёpunon me informacione pёr tё parandaluar kriminalitetin nё rritje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG