Lidhje

Vjena, qyteti me standartin më të lartë të jetesës në botë


Vjena, qyteti me standartin më të lartë të jetesës në botë
Vjena, qyteti me standartin më të lartë të jetesës në botë

Një studim i ri nga grupi Mercer, një firmë konsulence që rradhit qytetet kryesore të botës, ka vënë Vienën e Austrisë si vendin me standartin më të mirë të jetesës.

Anketa e Mercer-it, Cilësia e Jetës 2011, dominohet nga qytetet evropiane, me katër në pesë vendet e para. Zyrihu i Zvicerës radhitet i dyti i pasuar nga Auckland i Zelandës së Re dhe qytetet gjermane të Mynihut dhe Dyseldorfit. Qytetet evropiane janë në më shumë se gjysmën e 25 vendeve të para.

Anketa mbulon më shumë se 200 qytete dhe rendit kushtet e jetesës në 10 kategori: klima politike dhe sociale, klima ekonomike, ajo social-kulturore, kushtet mjekësore dhe shëndetësore, shkollat dhe edukimi, ambjenti natyror, shërbimet publike dhe transporti, mallrat e konsumit dhe strehimi.

Mercer e kryen anketën vjetore për të ndihmuar qeveritë dhe kompanitë shumë-kombëshe të kompensojnë në mënyrë të drejtë punonjësit e tyre kur dërgohen me punë në vende të huaja.

Qyteti amerikan i Honolulusë në Hawai, radhitet I 29-ti në listë ndërsa Bagdati i Irakut është në vendin e fundit si për cilësinë e jetës ashtu edhe për sigurinë personale.

XS
SM
MD
LG