Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Vjetnam


Kreu i Partisë Komuniste të Vjetnamit u takua të martën me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar të parën herë që kreu i partisë komuniste të vendit zhvillon një takim të tillë në kuadër të një vizite një javore në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë në 40 vjetorin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe marrjen e vendit nga komunistët, pritet të përqëndrohet në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e të drejtave të njeriut.

Kreu i partisë, 71-vjeçari Nguyen Phu Trong, i cili nuk ka post qeveritar, e cilëson vizitën e tij në SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë si “historike” dhe shpreson se do të forcojë besimin në Uashington, 20 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve. Zoti Trong pritet të diskutojë traktatin transpaqësor për tregti të lirë, bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, tensionet në Detin e Kinës së Jugut dhe të drejtat e njeriut. Mund të ngrihet për diskutim edhe embargoja amerikane e armëve.

Në përgjigjet me shkrim ndaj pyetjeve nga rrjeti Bloomberg News, zoti Trong tha se i konsideron marrëdhëniet si “ndër më të rëndësishmet” në politikën e jashtme. Ai shprehu shpresën se takimi do të ofrojë një mundësi për dialog të hapur dhe të sinqertë.

Eksperi i Azisë Juglindore Carl Thayer thotë se dy vendet po arrijnë gradualisht një ndërthurje të interesave strategjike dhe Hanoi ka kërkuar një takim të tillë me shefin e Partisë Komuniste:

“Mendoj se kur Shtetet e Bashkuara tregojnë respekt, forcohet besimi i ndërsjelltë mes dy vendeve”.

Ai thotë se rëndësia e takimit është për të qartësuar ecurinë e Partneritetit të Përgjithshëm të 2013, një marrëveshje e arritur gjatë vizitës së presidentit Truong Tan Sang në Shtëpinë e Bardhë.

Analisti Thayer shpjegon:

“Nëse Vjetnami nënshkruan Partneritetin Trans-Paqësor, duhet të pranojë rregulla për trajtimin e punëtorëve, forcimin e pavarësisë së sindikatave dhe transparencë më të madhe. Si zakonisht, Vjetnami bën atë që ka bërë gjithmonë: nxjerr nga burgu disa disidentë si shenjë vullneti të mirë. Por ata do të vazhdojnë të arrestojnë njerëz, veçanërisht me afrimin e kongresit të partisë”.

Analisti Thayer thotë se zoti Trong mund të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të heqin embargon e armëve ndaj Vjetnamit, një çështje që vjetnamezët e ngritën gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Ashton Carter në qershor.

“Kjo thirrje ka ekzistuar prej kohësh. Vjetnami ndjehet i diskriminuar nga embargoja. Por Amerika u përmbahet kufizimeve për Vjetnamin,” thotë analisti Thayer.

Zoti Thayer thotë se Vjetnami preferon marrëdhëniet shumëpalëshe në shkëmbimet e tij me fuqi të mëdha si Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia apo India, por pa u futur në orbitën e asnjërit prej tyre. Por ai shton se udhëtimi duket se sinjalizon se Vjetnami ka humbur disi besimin tek fqinji i tij Kina lidhur me problemet detare dhe është i gatshëm të afrohet më shumë me Shtetet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG