Lidhje

70 vjetori i Ditës së Fitores

  • Mariama Diallo

Më 6 qershor 2014, miliona njerëz në botë do të përkujtojnë 70 vjetorin e Ditës së Fitores në Normandi të Francës – një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi rrjedhën e historisë. Përvjetori ngjall kujtime për veteranët e moshuar të Luftës së Dytë Botërore por është domethënës edhe për të tjerë që u prekën direkt ose indirekt nga lufta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo njofton:

Në monumentin e Luftës së Dytë Botërore në Uashington, qindra njerëz vijnë çdo ditë për të nderuar miqtë dhe familjarët që humbën në luftë. Cewin Johnson është një prej tyre. Tashmë 89 vjeç, ai ishte vetëm 19 kur humbi krahun duke luftuar në Francë.

“Ne ishim duke luftuar në fshatin Oberhofen i cili ështe rreth 20 kilometra në perëndim të Strasburgut dhe kishim qenë në atë fshat tre herë duke u përpjekur ta merrnim nën kontroll. I kishim rrethuar të gjithë gjermanët në fund të fshatit. Gary dëgjoi tankun që afrohej në rrugë dhe dërgoi artilerinë atje dhe e goditi tankun por atëherë u godita dhe unë.”

vjeçari Frederick Douglass Williams ishte pilot në misione ushtarake në Evropë si anëtar i të famshmve Pilotët Tuskegee. Ai thotë se gjëja më e vështirë e të shkuarit në luftë ishte të menduarit për të dashurit e lënë pas.

“Më pëlqen ajo që ka thënë Uinston Çurçilli: se edhe ata shërbyen duke pritur. Mamatë, të dashurat...mamaja ime e shkretë u çmend. Ne e dinim dhe e prisnim, por jo ata. ‘Ku është djali im’ thonte.”

Për veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe shumë të tjerë, 6 qershori 1944 – Dita e Fitores, nuk do të harrohet kurrë. Zbarkimi i aleatëve në Normandi shënoi fillimin e çlirimit të Francës nga pushtimi nazist që rezultoi në humbjen e Gjermanisë. Christopher Yung është autor i një libri mbi planifikimin e Ditës së Fitores.

“Është një nga operacionet ushtarake më të rëndësishme të kryera ndonjëherë, me siguri sulmi më i madh i ndërmarrë nga uji ndonjëherë. U desh shumë zgjuarsi, këmbëngulje dhe mendim ushtarak.”

Pushtimi ishte një pikë kthese vendimtare.

“Është hapi i parë i cili i dha aleatëve mundësinë për t’u kthyer në kontinent. Gjermanët kishin ngritur një fortesë gjigande për të parandaluar rikthimin e aleatëve.”

Gjenerali brigadier Bruno Caitucoli është atasheu ushtarak në ambasadën franceze në Uashington. Babai i tij 94 vjeçar luftoi në luftë.

“Ajo që babai im më shpjegoi disa herë është rëndësia e të qenurit gati të mbrosh atë që nuk të jepet falas: lirinë, demokracinë, etc.”

Në zyrën e tij ndodhet një foto – një kujtim i sakrificës të Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo foto tregon plazhin e Omahas, Omahanë e përgjakur me dy flamuj, ato francez dhe amerikanë bashkë dhe rreth tre mijë njerëz që formuan fjalët: Nuk do të harrojmë kurrë. Dhe mbi plazhin Omaha ndodhen Varrezat Coleville.”

Shumë vdiqën për ta bërë bërë të mundur fitorem por sakrifica e tyre hapi rrugën për kapitullimin e Gjermanisë naziste në maj të vitit 1945.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG