Lidhje

Raporti vjetor i Komitetit të Helsinkit


Kryetarja e KSHH, Vjollca Meçe, thotë se “varfëria dhe mungesa e kujdesit shtetëror ka shtuar numrin dhe llojet e shtresave të margjinalizuara".

Komiteti i Helsinkit publikoi sot raportin vjetor mbi shkeljet e të drejtave njerëzore, ku janë vendosur në qendër të vëmendjes një mori vrasjesh dhe humbje jetësh njerëzore për shkaqe jonatyrore nga shtresat e diskriminuara. Dhuna në familje u ka marrë jetën të paktën 24 nënave, mjekimi i pasaktë në spitale ka shkaktuar shumë humbje jetësh të tjera. Po ashtu shumë vdekje kanë ardhur edhe prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, nga ndotja e lartë e mjedisit, si edhe trafiku rrugor u ka marrë jetën qindra kalimtarëve.



Kryetarja e KSHH, Vjoclla Meçe, thotë se “varfëria dhe mungesa e kujdesit shtetëror ka shtuar numrin dhe llojet e shtresave të margjinalizuara dhe të diskriminuara; duke filluar nga paraburgimi, tek pensionistët, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara dhe deri te ish të burgosurit politik të komunizmit. Emëruesi i përbashkët është varfëria”, - thotë ajo. Zonja Meçe thotë se “është e vështirë që raporti veprimtarëve të drejtave njerëzore të bazohet mbi të dhëna shtetërore, sepse institucionet nuk bëjnë studime mbi këto dukuri shoqërore, që u marrin jetën qytetarëve”.

Ndërsa njëri prej përfaqësuesve të ish të dënuarve politikë të diktaturës komuniste, Skënder Tufa, thtë se “e vlerësojmë shumë faktin që pjesën dërrmuese të raportit vjetor të Komitetit të Helsinkit e zinte gjendja e të përndjekurve politikë, vetsakrifikimi i tyre me grevën e urisë, dhe vetëdjegia e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos, i cili humbi edhe jetën. Shkelja e të drejtave njerëzore vazhdon ndaj të përndjekurve politikë, - thotë zoti Tufa, - sepse ndaj tyre nuk ka asnjë kujdes shtetëror për integrim dhe dëmshpërblimet për fajësinë e burgimit të padrejtë janë të pamjaftueshme edhe me buxhetin e shtetit”.

Viti 2012 ishte një vit i vështirë edhe sa i takon respektimit të të drjetave njerëzore. Veprimtarët e kësaj fushe pohojnë se shumë të drejta njerëzore për jetën, punësim, shkollim, integrim, drejtësi, ushqim, dhe trajtimin dinjitoz u nëpërkëmbën dukshëm herë nga indiferenca dhe herë nga paragjykimet e shtetit dhe shoqërisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG