Lidhje

Putin bën betimin për mandatin e tretë historik

  • Zëri Amerikës

Në Rusi, Vladimir Putin bëri sot zyrtarisht betimin për një mandat të tretë historik si president.

Në një ceremoni të madhe në Kremlin, me pjesmarrjen e rreth 2000 personaliteteve, zoti Putin vendosi dorën mbi një kopje të kushtetutës dhe u betua për të "respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë njerëzore."

Përpara ceremonisë së betimit, policia kishte forcuar masat e sigurisë në Moskë. Policia arrestoi 120 protestues, shumë prej tyre me shirita të bardhë që simbolizojnë lëvizjen anti-Putin.

Zoti Putin ka qenë kryeministër i Rusisë që nga viti 2008, kur la presidencën. Ai i fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.Opozita politike e vuri në dyshim fitoren, duke i quajtur zgjedhjet të vjedhura.

Udhëheqësit botërorë e pranuan me rezerva fitoren e Putinit, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet u deformuan në favor të tij.

Zoti Putin e emëroi menjëherë ish-presidentin Medvedev si kryeministër të tij. Emërimi do të votohet nga Parlamenti nesër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG