Lidhje

Vlerësim i zymtë i Bankës Botërore për perspektivën e rritjes ekonomike globale

  • Zëri Amerikës

Traders look at a stock index board at Madrid's bourse, January 16, 2012

Traders look at a stock index board at Madrid's bourse, January 16, 2012

Specialistë të Bankës Botërore kanë publikuar një vlerësim të zymtë për prespektivën e rritjes ekonomike globale dhe thonë se nëse rënia ekonomike bëhet serioze ajo mund të prekë çdo shtet dhe rajon.

Ekspertët thanë se ekonomia botërore do të ketë një rritje më të ngadaltë nga ç’ishte parashikuar këtë vit, bazuar tek kriza e borxhit europian dhe përpjekjet e përgjithshme për të luftuar inflacionin.

Ekonomistët thonë se rritja ekonomike mund të kërcënohet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe se në këtë situatë ndikojnë edhe grindjet politike në Uashington.

Raporti i Bankës Botërore thotë se ekonomia botërore do të rritet me 2.5% këtë vit ndërsa ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të rritet vetëm me 2.2%. Sipas të njëjtit raport ekonomitë në zhvillim do të rriten me 5.4% , shifër më e ulët se parashikimi. Autortë e raportit u bëjnë thirrje zyrtarëve në vendet në zhvillim që të “ vlerësojnë situatën dhe pikat e dobëta të sistemeve të tyre dhe të përgatiten për tronditje ekonomike në të ardhmen”.

XS
SM
MD
LG