Lidhje

Plagoset një zyrtar i lartë vendor në Vlorë


Një zyrtar i lartë vendor u plagos sot në Vlorë pas një shpërthimi në automjetin të cilin ai drejtonte. Incidenti ndodhi në qendër të qytetit të Vlorës ndërkohë që automjeti ishte në lëvizje thanë burimet policore.
Policia e Vlorës tha se Kryetari i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, mori ndihmë të menjëhershme mjekësore ndërkohë që në vendin e ngjarjes po zhvillohen hetime. Kryetari i Komunës Qendër e drejton në mandatin e dytë njësinë vendore si përfaqësues i Partisë Demokratike të Opozitës.

Dëshmi nga vendi i ngjajres thanë se Makina tip Benz shpërtheu në pjesën e poshtme ku dyshohet se ishte vënë lënda plasëse dhe dëmtoi dhe dy automjete të tjera.
Vlora është një nga qytetet ku viteve të fundit janë shënuar mjaft incidente të rënda me shpërthime eksplozivi në automjete apo banesa të funksionarëve të lartë vendorë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG