Lidhje

Vlorë, operacion kundër transportit të marijuanës


vlora albania
vlora albania
Policia shqiptare po zhvillon në brigjet e Vlorës një operacion për bllokimin e transportimit të marijuanës drejt Italisë.

Sipas të dhënave paraprake, janë bllokuar rreth dy tonë bimë marijuane, ndërsa një person është arrestuar. Sipas burimeve policore disa mjete janë bllokuar dhe synohet të zbulohet baza e trafikantëve të narkotikëve.

Policia e Vlorës thotë se lënda narkotike e bllokuar gjatë ditës së sotme dyshohet se ishte marre ne Lazarat te Gjirokastres dhe kishte si destinacion Italinë. Ditët e fundit burimet italiane kanë four për sasi të mëdha lëndësh narkotike me prejardhje nga Shqipëria të bllokuara në brigjet italiane.

Pas përfundimit të një Moratoriumi për skafet në Shqipëri po rritet shqetësimi për rastet e trafikut të narkotikëve përmes hapësires detare me vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG