Lidhje

3 të vrarë në plazhin e Radhimës


Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një zonë turistike në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas njoftimeve të para, nga plumbat e shumtë prej armës automatike kanë humbur jetën 3 persona, mes tyre një femër, dhe janë plagosur 2 të tjerë në plazhin e Radhimës, rreth 15 kilometra në jug të Vlorës.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës. Forcat e rendit po identifikojnë viktimat dhe kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorit.

Ende nuk dihet asgjë rreth shkakut të sulmit me armë zjarri, ndërsa autori është larguar me makinë nga vend-ngjarja.
XS
SM
MD
LG