Lidhje

Hapet në Londër ekspozita e grupit ABBA

  • Catherine Drew

Hapet në Londër ekspozita e grupit ABBA

Hapet në Londër ekspozita e grupit ABBA

Ekspozita e parë botërore kushtuar grupit të muzikës pop ABBA, u hap në muajin janar në Londër. Me titull ABBA WORLD, kjo ekspozitë ka tërhequr dhjetra mijëra vizitorë të të gjitha grupmoshave. Ekspozita dhuron një udhëtim të jashtëzakonshëm në karrierën e grupit, e madje spektatorët mund të interpretojnë së bashku me pjestarët e ABBA-ve, falë teknologjisë moderne.

Për një tifoz të grupit ABBA, është një ëndërr që bëhet realitet, mundësia për t'u bashkuar me grupin e viteve 70 , falë teknologjisë së hologramit.
Ekspozita e cila është shtrirë në 25 dhoma, i shoqëron vizitorët në udhëtimin profesional të grupit, që nga fitorja e tyre në Eurovizion në vitin 1974 deri në një konkurs vjetor që bëri të famshme anembanë Europës, këngën e parë hit të tyre Waterloo.
Wladimir Sardinha është një zëdhënës zyrtar i klubit Evropian për adhuruesit e ABBA- ve. Ai thotë:


"Ky është koleksioni më i madhe në llojn e tij. Ata dhuruan për këtë ekspozitë, Benny, Bjorn, Agnetha dhe Frida. Ata dhanë disa sende personale në këtë ekspozitë".


Ekspozita pason suksesin e grupit - dy çiftet e martuara - si dhe shitjet rekord që arritën gati 400 million në mbarë botën.
Nëpër Evropë, Australi dhe më në fund në Shtetet e Bashkuara, meloditë e tyre të cilat mbeten në mendje, eksperimentet me teknologjinë e incizimve dhe kostumet, bënë që për disa vjet, muzika e tyre të ishte eksporti i dytë më i madh i Suedisë, pas prodhuesit të makinave Volvo.
Gazetari suedez Torsten Blomquist thotë se bashkatdhetarët e tij janë krenarë për ABBA-t.

"Ne kemi takuar dashuritë e para të jetës duke dëgjuar muzikën e tyre, kështu që ne kemi shumë kujtime së bashku me ABBA".


Pas klasifikimeve të para me hitet si Mama Mia dhe Dancing Queen, si dhe nëntë albume, grupi u shpërnda. Analistët e industrisë muzikore vërejnë se ndikoi në këtë shpërbërje edhe shkurorëzimi i dy çifeteve, por edhe dallimet muzikore.

Së fundi, me filmin Mamma Mia dhe më parë me pjesët skenike muzikore, një brez i ri ka zbuluar grupit edhe ekspozitën.

Ekspozita do të hapet dhe në Australi pas pak muajsh. Organizatorët janë duke bërë plane për qytetet e tjera, para se ajo të vendoset përgjithmonë në kryeqytetin suedez Stokholm.

Më shumë se 35 vjet pasi grupi pop u bë i famshëm, për adhuruesit, magjia e ABBA-ve ende jeton.

XS
SM
MD
LG