Lidhje

Admirali Mullen: Po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme për gjetjen e dy marinarëve amerikanë

  • Zëri Amerikës

Shefi i Shabit të Shtatmadhorisë amerikane, admirali Mike Mullen tha sot se forcat amerikane po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për gjetjen e dy marinarëve amerikanë, të cilët figurojnë të zhdukur nga baza e tyre në jug të Kabulit që nga dita e premte, ndërsa talebanët thanë se e kanë vrarë njërin nga ushtarët dhe tjetrin e kanë marrë peng.

Zyrtarët afganë thanë se të dy ushtarët ishin parë duke i dhënë një makine të blinduar në distriktin Charkh, nën kontrollin e kryengritësve.

Stacionet lokale të radios transmetuan oferta nga Shtetet e Bashkuara se ishin gati të paguanin 20,000 mijë dollarë për informacione që do të çonin në gjetjen e ushtarëve. Por admirali Mullen tha se nuk kishte njohuri për ofrimin e ndonjë shpërblimi.

XS
SM
MD
LG