Lidhje

Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut: Këtë vit në Afganistan janë vrarë më tepër se 1300 civilë


Një grup i të drejtave të njeriut thotë se në Afganistan këtë vit janë vrarë më tepër se 1 mijë e 300 civilë, një rritje me rreth 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut i Afgansitanit tha sot se talebanët janë përgjegjësit e 68 për qind të 1 mijë e 325 vdjekjeve, ndërsa trupat afgane dhe ato të NATO-s sipas të njëjtit studim kanë shkaktuar 23 për qind të vdekjeve.

Ndërkohë, zyrtarët afganë thonë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë goditi sot një autokolonë të policisë në provincën e Heratit, duke vrarë të paktën dy policë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Po sot, trupat e 10 anëtarëve të ekipit mjekësor që u vranë disa ditë më parë në provincën Badakshan, u çuan me avion në Kabul. Viktimat ishin 6 amerikanë, një gjerman, një britanik dhe dy afganë.

Ata punonin për një grup të krishterë ndihmash, Misuioni i Ndihmave Ndërkombëtare. Talebanët morën përgjegjësinë për vrasjet, duke i akuzuar grupin për spiunazh dhe përpejkje për t’i konvertuar myslimanët në të krishterë.



XS
SM
MD
LG