Lidhje

Presidentët Nishani dhe Jahjaga përshëndesin Zërin e Amerikës


Sot është 70 vjetori i transmetimit të parë të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Transmetimet në shqip filluan më 13 maj të vitit 1943, një vit pas themelimit të Zërit të Amerikës. Ato vazhduan për dy vjet, deri në vitin 1945, kur edhe u ndërprenë. Pas 6 vjetësh, po më 13 maj, të vitit 1951, Zëri i Amerikës filloi transmetimet e rregullta që vazhdojnë edhe sot të pandërprera. Me këtë rast, në selinë e Zërit të Amerikës u organizua një ceremoni ku ndër të tjera, dërguan mesazhet e tyre edhe presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në vazhdim po i transmetojmë të plota mesazhet e tyre.
XS
SM
MD
LG