Lidhje

Analistët në Kosovë thonë se është përmbushur Rezoluta 1244

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Analistët në Kosovë thonë se është përmbushur Rezoluta 1244

Analistët në Kosovë thonë se është përmbushur Rezoluta 1244

Analistët politikë në Kosovë thonë se me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, është përmbushur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, analisti Ramush Tahiri, thotë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të duhej që në mbledhjen e muajit shtator të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të miratohej mendimi i Gjykatës së Drejtësisë për Kosovën.

Ai tha se Prishtina dhe Beogradi do të duhej të bisedonin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe për detyrimet e ndërsjella.

XS
SM
MD
LG