Lidhje

Të martën rihapet varri i Jaser Arafatit


Zyrtarët palestinezë thonë se të martën do të hapet varri i ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat, në mënyrë që shkencëtarët të marrin mostra të eshtrave të tij për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Prokurorët francezë hapën hetime lidhur me vdekjen e Arafatit në fillim të vitit, pasi një laborator zviceran zbuloi gjurmë poloniumi në rrobat e Arafatit. Poloniumi është lëndë radioaktive.

Laboratori thotë se simptomat e klinike kur ai ishte në prag të vdekjes nuk përputheshin me pasojat e helmimit nga poloniumi.

Udhëheqësi palestinez, laureat i Çmimit Nobel për Paqen vdiq në moshën 75 vjeçare në një spital ushtarak pranë Parisit në vitin 2004. Mjekët që u kujdesën për të para vdekjes thanë në atë kohë se nuk mund të identifikonin shkakun e vdekjes.

XS
SM
MD
LG