Lidhje

Protestë në Prishtinë për lejimin e shamive islame në shkolla


Protestë në Prishtinë për lejimin e shamive islame në shkolla

Protestë në Prishtinë për lejimin e shamive islame në shkolla

Sot në Prishtinë, disa mijëra veta morën pjesë në një protestë duke kërkuar që të mos pengohet mbajtja e shamive dhe mbulesave islame nëpër shkolla.

Protestuesit e cilësuan të padrejtë udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, që ndalon uniformat fetare në institucionet arsimore.

Ata thanë se vendimet e tilla janë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me Konventën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tyre vendimet e tilla dëmtojnë tolerancën ndërfetare të shqiptarëve që ekziston për shekuj me radhë. Protesta ishte organizuar nga një grup shoqatash joqeveritare.

XS
SM
MD
LG