Lidhje

Kompania BP ndërpret sistemin e bllokimit të rrjedhjes së naftës

  • Zëri Amerikës

Kompania e naftës BP thotë se është e detyruar të mbyllë sistemin e bllokimit të rrjedhjes për shkak të një problemi teknik.

Zëdhënësi i BP-së, Xhon Këri i tha Zërit të Amerikës se sistemi u mbyll mbrëmë vonë për shkak të bllokimit të bombolës anti-zjarr por jo e gjithë nafta derdhej në det. Kompania priste që sistemi të rifillonte punën sot, pasi kaloi stuhia me vetëtima në zonë.

Zoti Këri tha se shumica e naftës përpunohet nëpër anije, ndërsa një pjesë e naftës dhe gazit natyror është djegur.

Zyrtarë të qeverisë amerikane kanë njoftuar ndërkaq se kompania BP ishte duke rimarrë thuajse gjysmën e naftës së derdhur në Gjirin e Mekiskës.

Një njoftim i qeverisë bën të ditur se thuajse 30 mijë fuçi nafte janë rimarrë gjatë 24 orëve të fundit, thuajse 5 mijë më shumë nga ç’u morën të enjten.

XS
SM
MD
LG