Lidhje

Kryeministri Kameron: Britania larg euros në 5 vitet e ardhshme

  • Zëri Amerikës

Kryeministri Kameron: Britania larg euros në 5 vitet e ardhshme

Kryeministri Kameron: Britania larg euros në 5 vitet e ardhshme

Kryeministri britanik David Kameron organizoi takimin e parë të kabinetit të tij të ri të qeverisë së koalicionit për të diskutuar ekonominë në vështirësi dhe luftën në Afganistan.

Në veprimin e tij të parë, kabineti ra dakort të ulë me 5 përqind pagat e të gjithë ministrave, si pjesë e përpjekjeve për të shkurtuar defiçitin rekord prej 235 miliardë dollarësh.

Zoti Kameron premtoi të hartojë një buxhet të emergjencës brenda 50 ditësh dhe të parashtrojë planet për të kursyer gati 9 miliardë dollarë gjatë vitit të tanishëm fiskal.

Udhëheqësi i partisë konservatore premtoi një numër reformash bankare dhe t'a mbajë Britaninë larg euros për pesë vjetët e ardhshëm.

Emërimet në kabinet përfshijnë konservatorin William Hague në postin e sekretarit të jashtëm dhe George Osborne në postin e ministrit të financave.

XS
SM
MD
LG