Lidhje

Kina: Shënohet defiçiti i parë buxhetor në 6 vjet

  • Zëri Amerikës

economy-china

economy-china

Kina thotë se shënoi deficitin e parë buxhetor në gjashtë vjet në muajin mars, ndërkohë që u ka rrezistuar thirrjeve për ngritjen e vlerës së monedhës së saj, juanit.

Autoritetet kineze të doganave njoftuan sot se Kina pati një vëllim importi 7.2 miliardë dollarë më të madh se sa ai i eksportit muajin e kaluar.

Një zëdhënës i ministrisë kineze të Tregtisë tha sot se deficiti tregtar në muajin mars provon se tregtia e jashtme varet nga kërkesat e tregut dhe faktorë të tjerë, më tepër sa sa nga vlera e monedhës së vendit.

Vendet perëndimore që importojnë një sasi të madhe mallrash kineze thonë se Kina e mban artificialisht të ulët vlerën e monedhës së saj, për t’i mbajtur çmimet e artikujve të ulët. Kjo çështje është bërë acaruese në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG