Lidhje

Kinë: Eksportet dhe importet për muajin qershor shtohen me 20 miliardë dollarë

  • Zëri Amerikës

Kinë: Eksportet dhe importet për muajin qershor shtohen me 20 miliardë dollarë

Kinë: Eksportet dhe importet për muajin qershor shtohen me 20 miliardë dollarë

Eksportet dhe importet në Kinë u rriten më shumë se ç’pritej në qershor, duke fuqizuar tepricën tregëtare të vendit për muajin në shifrën rekorde mbi 20 miliardë dollarë.

Shifrat e raportuar të tregëtisë në Pekin ishin të parat që kur Kina hoqi disa kufizime në këmbimin e valutës së saj me dollarin. Gjatë muajit të kaluar, vlera e huanit u rrit me më pak se një përqind por shifrat e publikuara sot pritet të rezultojnë në thirrje drejtuar Kinës që ajo të bëj më shumë ndryshime në këmbimin e monedhës së saj.

Analistët financiar vunë në dukje kontrastin mes progresit të tanishëm të ekonomisë kineze dhe problemeve të vazhdueshme me borxhin në shumë vende të Bashkimit Evropian, që është partneri më i madh tregëtar i Kinës.

XS
SM
MD
LG