Lidhje

Astronautët kinezë kryejnë ankorimin manual në hapësirë


Kina kreu ankorimin e parë manual mes një anije dhe një moduli orbital në hapësirë.

Tre astronautët në anijet Shenzhou-9 u ankoruan me sukses me modulin Tiangong 1 pa përdorur sistemin automatik. Një nga të tre ishte astronautja e pare kineze Liu Yang.

Anija Shenzhou-9 u nis më 16 qershor dhe u ankorua me modulin e stacionit të hapësirës dy ditë më vonë përmes një procedure automatike.

Zyrtarët thane se ankorimi manual më sfidues do të shërbejë për ndërtimin e një stacioni më të madh hapësinor që Kina synon të përfundojë deri në vitin 2020.
XS
SM
MD
LG