Lidhje

Të rejat e fundit nga tregu muzikor në Shtetet e Bashkuara


1. Monica, e cilësuar si gjeni i vogël dikur, pasi në moshën 15 vjeçare arriti të hedhë në treg albumin “Miss Thang”, që u shit në miliona kopie, tashmë duket se po ecën e sigurtë në rrugën e suksesit.

Por duket se rritja e saj nuk ka kaluar kollaj:

“ M’u desh të përballoja shumë gjëra të ashpra. Vetvrasja e të dashurit tim të parë, vdekja e gjyshes sime, ngjarje të rënda të cilat ndodhën në sy të publikut. Unë doja të isha larg vëmendjes, të mbaja zi dhe të isha me vehten time, si gjithë njerëzit e botës në raste të tilla”.

Kjo është arsyeja pse në CD e saj të fundit të titulluar “Still Standing”, ajo ka vendosur një refren ku tregon se tani në prag të të 30-ve, ajo është krejtësisht e rritur.

Për bashkëpunimin e saj me Jammie Fox, në këngën “ Just like me”, Monika thotë se ajo ndjehet me fat që ka patur mundësi që të punojë me një artist kaq të talentuar dhe muzikant të mirë si ai.

Albumi “Still Standig” u hodh në tregun amerikan në muajin mars.

2. Kanë kaluar 30 vjet, por “The Wall” e Pink Floyd, është ende një ndër albumet më klasike të muzikës rrok një nga bashkëkrijuesit e tij, Roger Waters thotë:

“Mendoj se në historinë personale të kësaj kënge, ka një alegori për tema më të gjera politike e sociale, dhe për këtë arsye kam menduar që ta risjell në një aspekt më të përgjithshëm këtë këngë në turneun e ri” -thotë Roger Waters.

Ndonëse dëshira e tij do të ishte një turne me ish pjestarët e tjerë të grupit, ai do të ndërmarrë një turne me grupin e tij të ri duke nisur nga 15 shtatori në SHBA , i cili do të pasohet më tej nga turnetë e tij në Europë.

Pink Floyd kanë interpretura për herë të fundit së bashku në vitin 2005 në Londër. Muzika e tyre është cilësuar si muzikë intelektual dhe inspiruese. Por ndonëse kanë kaluar vite nga debutimet e tyre, Pink Floyd mbetet një nga emrat legjendarë tëmuzikës rrok.

3. Kitarristi i gurupit Aerosmith Joe Perry, ka interpretuar si solist në Londër në datën 13 prill. Ky koncert mbylli turneun e tij si solist, me pjesë të albumit të tij të fundit “Have Guitar, will travel”, që doli në treg në muajin tetor.

Grupi Aerosmith mbas tre vitesh shkëputjeje do t’u rikthehet turneve në Europë. Grupi që renditet ndër më fitimiprurësit në muzikën rrok, dhe që ka një jetëgjatësi të admirueshme në skenë, do t’u rikthehet koncerteve, mbas ngjarjes së pazakontë të ndodhur gushtin e kaluar në Dakotën e Jugut, kur solisti i grupit Steve Taylor, u rrëzua në skenë gjatë interpretimit. Ai u dëmtua seriozisht, dhe grupi u detyrua të anullonte të gjitha koncertet. Më pas Taylor, deklaroi se do të hynte në një klinikë rehabilituese për të hequr dorë nga ilaçet qetësuese, të cilat i përdorte pa kriter.

Ky incident shkaktoi një tension të madh mes pjestarëve të grupit, por duket se tashmë gjithçka ka kaluar.

XS
SM
MD
LG