Lidhje

Përkujtohet 111 vjetori i lindjes së artistit të muzikës xhaz Duk Ellington


Përkujtohet 111 vjetori i lindjes së artistit të muzikës xhaz Duk Ellington
Përkujtohet 111 vjetori i lindjes së artistit të muzikës xhaz Duk Ellington

Mjaft njerëz e njësojnë Duke Ellingtonin me kryeqytetin e Washingtonit. Këtu ai lindi, me emrin Edward Kenedy Ellington, dhe këtu nisi dhe karriera e tij. Si kompozitor dhe udhëheqës grupi, ai solli xhazin në botë. Gjatë luftës së Ftohtë në vitet 1960-70, ai ishte një prej shumë artisëtëve amerikanë të muzikës xhaz të cilët udhëtuan në Evropën Lindore, në Bashkimin Sovietik, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Në viti 1969, Presidenti Riçard Nikson e nderoi Duke Ellington me Medaljen e Lirisë. Në vitin e 50-të të karrierës së tij, Ellington gjithashtu u nderua me një çmim Pulitzer dhe me 13 çmime Grammi. Sot Mercedes Ellington, mbesa e Duke Ellington, mban ende gjallë trashëgiminë e gjyshit të saj. Ajo është presidente e Qendrës Duke Ellington për artet.

“ Muzika e Duke Ellington ka një strukturë të tillë që kalon brezat dhe vendos këdo në të njëjtin nivel. Duke Ellinngton ishte shumë i hijshëm dhe zemërbardhë, dhe ai e vlerësonte karrierën e tij në një nivel të tillë që kur ai ftohej në vende të ndryshme, ai kompozonte një pjesë muzikore kushtuar këtij vendi. Atij i pëlqente të shkonte në vende që nuk duhej të shkonte. Ai kurrë nuk e etiketoi këtë muzikë. Nuk është xhaz, thoshte ai, është “Muzikë amerikane”. - thotë ajo

Duke Ellington kapërceu barrierat racore, duke luajtur përpra spektatorëve afrikano amerikanë dhe të bardhëve, jo e zakontë gjatë kohëve të dallimit racial. Mercedesi thotë:

“ Kjo provon se e përbashkëta mes njerëzve është një prej gjërave që mendoj se Elliot donte të theksonte. Ideali i bashkimit të njerëzve përmes muzikës, ishte qëllimi i tij. Ai vazhdonte të shkruante, çdo ditë, dhe kur ishte i sëmurë rëndë në spital, ai kishte pianon pranë shtratit të tij”

Duke Ellington nisi të interpretonte në piano në moshën 7 vjeçare, dhe kur mbushi 15 vjeç, kishte krijuar edhe kompozimet e para.

Mercedesi thotë se gjyshi saj nuk ishte figura tipike e një gjyshi. Ai nuk donte që njerëzit të dinin moshën e tij:

“ Ai nuk donte që mikeshat e tij apo disa prej adhuruesve të dinin se ai ishte aq i moshuar sa kishte një mbesë, ndaj më kërkonte që t’a thërrisja xhaxha Eduardi”.

Mercedesi udhëtoi në Rusi me grupin në mes të viteve 1970, dhe pa popullaritetin e gjyshit të saj në këtë vend.

“ Njerëzit i afroheshin vendit ku u ul avioni me buqeta me lule. Ata e kishin dëgjuar muzikën e duke Ellingtonit përmes Radios Amerika e Lirë. Kishte shumë rusë që e njihnin muzikën e tij fshehtas dhe kishin disqe të pjesëve të tij. Ishte një mikpritje e madhe kudo që ne shkuam”. - thotë ajo

Pjesa muzikore “Zonjat e sofistikuara” bazuar në muzikën e Duke Ellingtonit, ishte pjesa me të cilën u hap teatri historik Linkoln në Washington Dc, ku interpretoi edhe Ellington.

Produksioni origjinal i Broadway-it në vitin 1981, u kandidua për 8 çmime Tony dhe fitoi 2. Në pjesën “Zonjat e sofistikuara” shkëlqeu koreografi dhe balerini Maurice Hines. Mercedes Hellington është vetë një koreografe profesioniste, dhe ajo është konsulente artistike për interpretimin e kësaj pjese, e cila nxjerr në pah punën dhe jetën e gjyshit të saj.

“ Ai jetoi për të punuar. Kur ai udhëtonte dhe dilte në turne, ishte ky momenti kur ai ndihej sikur ishte në parajsë”.

Duke Ellington shkroi më shumë se 3 000 kompozime gjatë karrierës së tij. Mbas vdekjes në vitin 1974, djali i tij Mercer Ellington, babai i Mercedesit, mori drejtimin e orkestrës. Trashëgimia e Duke Ellington do të vazhdojë të jetojë dhe do të mbetet dhe për brezat e arshdhëm.

XS
SM
MD
LG