Lidhje

Çmimi për lirinë e shtypit u jepet një radiostacioni somalez e një gazetari të burgosur iranian

  • Zëri Amerikës

Çmimi për lirinë e shtypit u jepet një radiostacioni somalez e një gazetari të burgosur iranian

Çmimi për lirinë e shtypit u jepet një radiostacioni somalez e një gazetari të burgosur iranian

Organizata Gazetarët pa Kufij i dha çmimin e përvitshëm për lirinë e shtypit një radiostacioni somalez dhe një gazetari të burgosur iranian.

Grupi për të drejtat e medias, me seli në Francë, shpalli ndarjen e çmimeve sot në një ceremoni në Paris.

Radio Shabelle në Mogadishu u përgëzua për punën e saj, megjithë ngacmimet e vazhdueshme nga milicitë e islamistëve radikalë. Shefi për marrëdhënie ndërkombëtare në Radio Shabelle, Ali Abdi, i cili e pranoi çmimin, tha se pesë gazetarë të radios janë vrarë gjatë tri vjetëve të fundit por se stacioni nuk do të ndalë punës.

Fituesi tjetër i çmimit, Abdolreza Tajik, ndodhet në burg që nga qershori, sipas organizatës Gazetarët pa Kufij. Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, e pranoi çmimin në emër të tij. Grupi i të drejtave të medias thotë se zoti Tajik ishte “zgjedhur për punën si gazetar dhe përkushtimin e tij për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Iran”. Organizata thotë se ai shkroi shpesh për shkeljet e fjalës së lirë dhe arrestimet arbitrare të gazetarëve.

Sekretari i përgjithshëm i Gazetarëve pa Kufij, Zhan-Fransua Xhuliard, tha se ajo që i bashkon të dy fituesit është se të dy punojnë në vende ku “dhënia e lajmeve është betejë e vazhdueshme”.

XS
SM
MD
LG