Lidhje

Demi Moor rikthehet në ekranin e gjerë me filmin "The Joneses"

  • Mirele Milori

1. Shtohet dhe një yll tjetër në bulevardine famës në Hollivud, me emrin e aktorit australian Russell Crow. Ai ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga gruaja e tij Danielle Spencer dhe dy djemtë e tyre. Gjithashtu, në ceremoninë e zhvilluar përpara teatrit Kodak në Hollivud, ishin të pranishëm dhe pesonazhe të televizionit dhe ekranit amerikan si Jay Lenno, aktori Sam Worthington, regjizori Ron Howard etj.

“Rusell është ai lloj artisti i cili është forcë e natyrës " - thotë regjizori Howard, i cili ka punuar me aktorin Russell Crow në filmat “ A beatifule mind” dhe “Cinderella man”. ”Bashkëpunimi me të është i i gjallë dhe emocionues”- shton ai.

Aktori Russell Crow ka qenë i ftuar tre herë të tjera, për të marrë yllin e famës në Hollivud, por ai thotë se pati ngurruar, pasi i dukej se nuk kishte kryer punë të tilla të cilat mund të vlerësoheshin me një yll në bulevardin e famës. Por tani, thotë ai me humor, mendova se është hera e fundit që më pyesin, ndaj thashë po.

46 vjeçari Crow, ka interpretuar së fundi në filmin “Robin Hud” i cili është dhe filmi i parë ku ai debuton si producent.

2. Robert de Niro dhe Jane Rosenthal, dy bashkëthemeluesit e festivalit të filmit Tribeka, thanë se nga festivali i filmit këtë vit do të pritet e papritura.

Sipas tyre prurjet e festivalit janë shumë të mira këtë vit. Festivali i filmit Tribeca do të hapet në 21 prill me filmin “ Shrek forever after”. Në këtë festival do të jetë konkurrentë dhe një film i Nail Jordan, ku interpreton Colin Farrell, një dokuemntar për Joan Rivers si dhe një përrallë e jugut të Amerikës ku interpreton Robert Duvall.

De Niro thotë se është befasuar nga pjesamrrja e filmave dokumentarë në këtë festival ku ai përmend filmin “My trip to Al qaida”, “Monica and David” etj.

Këtë vit mes 35 emrave të jurisë së festivalit Tribeka, janë dhe Jessica Alba, Whoopi Goldberg, Selma Blair, Zach Braff, America Ferrara dhe Alicia keys.

3. Demi Moore dhe David Duchovny janë protagonistë e filmit “ The Joneses”.

Filmi i shkruar dhe me regji të Derrick Borte është një tragjikomedi, e cila rrëfen historinë e një familje të rreme. Ata zhvendosen në një lagje të re, ku shndërrohen në idhujt e fqinjëve. Duchovny dhe Moore interpretojnë çiftin që bëjnë sikur janë burrë e grua, ndërsa fëmijët e rremë i luajnë Amber Heard dhe Ben Hollinsworth. Por gjatë zhvillimit të subjektit, personazhet e Moor dhe Duchovny, nisin të ndjejnë për njëri-tjetrin, deri sa marrin vendimin që të mos vazhdojnë më me shitrjen e tyre.

Filmi “The Joneses” nga sot del në kinematë amerikane.

XS
SM
MD
LG