Lidhje

Minutat e Hollivudit: Një producent i pavaraur thotë se tregu është i hapur për filma me buxhet të ulët

  • Mirela Milori

Minutat e Hollivudit: Një producent i pavaraur thotë se tregu është i hapur për filma me buxhet të ulët

Minutat e Hollivudit: Një producent i pavaraur thotë se tregu është i hapur për filma me buxhet të ulët

Në kohëra të vështira ekonomike njerëzit shpesh i kthejnë sytë nga industria e filmit, dhe prandaj Hollivudi është parë zakonisht si pjesë që nuk preket nga recesioni. Studiot e mëdha filmike po përpiqen shumë që të nxjerrin të ardhura nga shitja e filmave, e disa prej tyre kanë mbyllur sektorin e produksionit. Një producent i pavaraur thotë për Zërin e Amerikës se tregu tani është i hapur për filma me buxhet të ulët. Ai shpjegon se situata ekonomike që po kalon Amerika, ka sjellë relitete të reja edhe në Hollivud.

“Prapa syve të tu” është një thriller psikologjik që del së shpejti në treg. Ky film me buxhet të ulët, me një reklamim të mirë, mund të sjellë shumë të ardhura.

Filmi është bërë nga “Vesuvio Entertainment”, një kompani e vogël e pavarur. Producenti ekzekutiv Greg Sims thotë se filmat e mirë me buxhet të vogël, po gjejnë vend në treg.

“Njerëzit thonë se është një biznes tërheqës, pasi ne shohim që modeli i biznesit të filmit po ndryshon. Filmat e mëdhenj nuk po shiten shumë, me disa përjashtime të vogla”.

Përjashtimet janë filma si AVATAR, një film fantastiko shkencor. Ai ka fituar rreth 2 miliard e gjysëm dollarë në gjithë botën.
Por për realizmin e tij u shpenzuan miliona dollarë, dhe pak producentë mund të gjejnë financime të tilla në ditët e sotme.
Sims ka marrë aktorë jo shumë të njohur, përdor aksionin dhe thrillerin, si në filmin e vitit 1990 Red Surf.

Në këtë film spikati i riu George Clooney dhe ylli i muzikës rrok Gene Simmons. Producenti i filmit thotë se ky film u kthye në kult dhe gjithashtu solli shumë të ardhura.

“Filmi Red Surf ku interpretonte Clooney ishe një film tipik aksioni. Protagonistët shisnin drogë në mënyrë të paligjshme, ka skena me përleshje në varka, ka shumë shpërthime ekplozivi. E kemi bërë këtë film, vetëm për 1.2 milion dollarë”.

Filmat horror janë një tjetër gjini që mund të realizohen dhe me më pak të ardhura. Në vitin 1997, Sims solli filmin romantik, “Touch me”.

Ai thotë se teknologjia e re dixhitale ndihmon në shkurtimin e buxhetit.

“ Ajo që po shohim tani janë filma të realizuar për 1 milion e gjysëm, 2 milion dollarë dhe që kanë probleme t’i nxjerrin shpenzimet e tyre, dhe gjithashtu shohim një ngritje të kërkesës për filma me 100 mijë, 200 mijë dollarë.”

Ai thotë se elementi i suksesit është një produksion dhe reklamim të mirë, si dhe përshtatja me kërkesën e tregut.

“Puna ime është që të jem i shkathët për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tregut, që ndodhin çdo orë, e që kundërshtojnë njëra-tjetrën çdo vit”.

Me filmin “Përtej syve të tu” ai thotë se do të ketë fitime nga shitjet e DVD-ve, nga shkarkimet dixhitale dhe nga shfaqja e filmit në arenën ndërkobëtare.

XS
SM
MD
LG