Lidhje

Përkujtohet 40 vjetori i misionit të hapësirës "Apollo 13"

  • Kane Farabaugh
  • Zëri Amerikës

Përkujtohet 40 vjetori i misionit të hapësirës "Apollo 13"

Përkujtohet 40 vjetori i misionit të hapësirës "Apollo 13"

Astronautë veteranë të NASA-s u mblodhën në Chicago me rastin e 40 vjetorit të misionit Apollo 13. Megjithë një shpërthim katastrofal në vitin 1970, astronautët Jim Lovell, Fred Haise, dhe Jack Swigert u kthyen të sigurtë në tokë. Në festimet me rastin e këtij përvjetori morën pjesë disa astronautë në një kohë kur Presidenti Barak Obama ka në plan të shkurtojë fondet për programet e NASA-s për të shkuar përsëri në hënë, ndërkohë që synon të investojë në teknologji të tjera dhe në një raketë të madhe, që mund t’i çojë astronautët në hapësira më të largëta, por pa një destinacion të caktuar.

Misioni "Apollo 13" ishte aq historik sa që vazhdon të tërheqë imagjinatën e njerëzve, të rinj e të moshuar.
Më shumë se 500 veta mbushën një sallë në Chicago për të dëgjuar se si astronautët e NASA-s dhe kontrollorët e fluturimt kthyen me sukses në tokë misionin Apollo 13 në vitin 1970, pasi një shpërthim dëmtoi rëndë anijen hapsinore.

Interesimi i vazhdueshëm tek misioni si dhe programi Apollo në përgjithësi nuk e habit Jim Lovell, njeriu që ndihmoi ta bënte Apollo 13 një "dështim të sukseshëm".

"Një aspekt pozitiv i shekullit të kaluar ishin fluturimet në Hënën si dhe programi i hapësirës"
.- thotë ai

Zoti Lovell dhe astronautët Fred Haise dhe Jack Swigert u kthyen në tokë para 40 vjetësh ndërsa për Fred Haise ai ishte udhëtimi i fundit në hapësirë.

"Më habit fakti që ne nuk kemi shkuar ende në Mars".- thotë z.Haise

Apollo 13 ishte fluturimi i fundit edhe për astronautin Lovell. Ai është i shqetësuar rreth fokusit të NASA-s.Lovell thotë:

"Administrata po shpenzon para për programe të ndryshme të NASA-s, por pa një objektiv të caktuar, si për shembull të synohet të shkohet përsëri në Hënë ose në Mars".

Zoti Lovell bashkë me astronautin Neil Armstrong, si dhe Eugene Cernan, njeriu i fundit që shkeli në Hënë, i dërguan kohët e fundit një letër Presidentit Barak Obama, në të cilën i shprehnin kundërshtim ndaj projekt-buxhetit të NASA-s. Ky buxhet do t’i jepte fund programit për eksplorimin e hapësirës, në bazë të të cilit astronautët amerikanë do të ktheheshin në Hënë, duke hapur rrugën për misione rreth eksplorimit të planetit Mars.

Pas 3 fluturimeve të tjera të misioneve të hapësirës për në stacionin ndërkombëtar hapsinor këtë vit, NASA ka në plan të ndërpresë për një farë kohe misionet e fluturimeve me njerëz në hapësirë.

"Është një hap shkatërrimtar nëse programi i hapësirës miratohet nga Kongresi. Shpresoj që më shumë njerëz me tru në kohë të thonë fjalën e tyre. Nuk mendoj se administrata e ka shqyrtuar këtë program me largpamësi. Në të nuk ka një vizion, nuk ka një objektiv, nuk ka një sfidë".- thotë z. Cernan

Buzz Aldrin ishte personi i dytë që shkeli në Hënë gjatë misionit Apollo 11 në korrik të vitit 1969. Ai mendon që NASA duhet të përqëndrohet në fluturimet në Mars, dhe jo në kthimin në Hënë në bazë të programit të eksplorimit të hapësirës.

Bill Anders ishte pjesë e misionit Apollo 8 në vitin 1968 bashkë me Jim Lovell, misioni i parë me njerëz që shkonte në orbitën e Hënës.

Astronauti Anders thotë se programi i fluturimeve në hapësirë dhe stacioni ndërkombëtar i hapësirës kanë qënë një barrë për taksapaguesit. Megjithëse ai mbështet përfundimin e programit të fluturimeve në hapësirë, atë e shqetëson fakti që nuk do të ketë astronautë të tjerë të shkojnë në stacionin e hapësirës.

Edhe 3 fluturime të tjera në hapësirë janë planifikuar për këtë vit. Përfundimi i fluturimeve në hapësirë dhe anullimi i programit për eksplorimin e hapësirës do të bëjnë që 7,000 njerëz të humbasin vendin e punës në qendrën e hapësirës Kennedy në Florida.

Megjithë këto shkurtime, projekt-buxheti i Presidentit Obama shton fondet për NASA-n me 6 miliardë dollarë gjatë 5 vjetëve të ardhshëm. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shpenzohet për teknologji të reja në këtë industri dhe për të shtuar sigurinë e fluturimeve me njerëz në hapësirë.

Astronautë veteranë të NASA-s u mblodhën në Chicago me rastin e 40 vjetorit të misionit Apollo 13. Megjithë një shpërthim katastrofal në vitin 1970, astronautët Jim Lovell, Fred Haise, dhe Jack Swigert u kthyen të sigurtë në tokë. Në festimet me rastin e këtij përvjetori morën pjesë disa astronautë në një kohë kur Presidenti Barak Obama ka në plan të shkurtojë fondet për programet e NASA-s për të shkuar përsëri në hënë, ndërkohë që synon të investojë në teknologji të tjera dhe në një raketë të madhe, që mund t’i çojë astronautët në hapësira më të largëta, por pa një destinacion të caktuar. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, disa prej këtyre astronautëve veteranë i konsiderojnë shkurtimet e planifikuara si shkatërrimtare.

T I M E :

T A P E: Apollo 13 ishte aq historike sa që vazhdon të tërheqë imaxhinatën e njerëzve, të rinj e të moshuar.

NATS: APOLLO 13 PANEL

Më shumë se 500 veta mbushën një sallë në Chicago për të dëgjuar se si astronautët e NASA-s dhe kontrollorët e fluturimt kthyen me sukses në tokë misionin Apollo 13 në vitin 1970, pasi një shpërthim dëmtoi rëndë anijen hapsinore.

NATS: "We've got a problem here."

Interesimi i vazhdueshëm tek misioni si dhe programi Apollo në përgjithësi nuk e habit Jim Lovell, njeriu që ndihmoi ta bënte Apollo 13 një "dështim të sukseshëm".

JIM LOVELL, FORMER ASTRONAUT

"Një aspekt pozitiv i shekullit të kaluar ishin fluturimet në Hënën si dhe programi i hapësirës".

Zoti Lovell dhe astronautët Fred Haise dhe Jack Swigert u kthyen në tokë para 40 vjetësh ndërsa për Fred Haise ai ishte udhëtimi i fundit në hapësirë.

FRED HAISE, FORMER ASTRONAUT

"Më habit fakti që ne nuk kemi shkuar ende në Mars".

Apollo 13 ishte fluturimi i fundit edhe për astronautin Lovell. Ai është i shqetësuar rreth fokusit të NASA-s.

JIM LOVELL, FORMER ASTRONAUT

"Administrata po shpenzon para për programe të ndryshme të NASA-s, por pa një objektiv të caktuar, si për shembull të synohet të shkohet përsëri në Hënë ose në Mars".

Zoti Lovell bashkë me astronautin Neil Armstrong, si dhe Eugene Cernan, njeriu i fundit që shkeli këmbë në Hënë, i dërguan kohët e fundit një letër Presidentit Barak Obama, në të cilën i shprehnin kundërshtim ndaj projekt-buxhetit të NASA-s. Ky buxhet do t’i jepte fund programit për eksplorimin e hapësirës, në bazë të të cilit astronautët amerikanë do të ktheheshin në Hënë, duke hapur rrugën për misione rreth eksplorimit të planetit Mars.

NATS: lift off

Pas 3 fluturimeve të tjera të misioneve të hapësirës për në stacionin ndërkombëtar hapsinor këtë vit, NASA ka në plan të ndërpresë për një farë kohe misionet e fluturimeve me njerëz në hapësirë.

EUGENE CERNAN, FORMER ASTRONAUT

"Është një hap shkatërrimtar nëse programi i hapësirës miratohet nga Kongresi. Shpresoj që më shumë njerëz me tru në kohë të thonë fjalën e tyre. Nuk mendoj se administrata e ka shqyrtuar këtë program me largpamësi. Në të nuk ka një vizion, nuk ka një objektiv, nuk ka një sfidë".

BUZZ ALDRIN, ASTRONAUT

"Është e qartë se ka shumë njerëz të pakënaqur me mundësinë e ndryshimit të fluturimeve në hapësirë në të ardhmen".

Buzz Aldrin ishte personi i dytë që shkeli këmbë në Hënë gjatë misionit Apollo 11 në korrik të vitit 1969. Ai mendon që NASA duhet të përqëndrohet në fluturimet në Mars, dhe jo në kthimin në Hënë në bazë të programit të eksplorimit të hapësirës.

BUZZ ALDRIN, ASTRONAUT

"Pse duhet të bëjmë diçka që e kemi bërë tashmë".

BILL ANDERS, FORMER ASTRONAUT

"Udhëtimi në Hënë ose në Mars është po aq interesant për njerëzt sa edhe udhëtim në Antartidë".

Bill Anders ishte pjesë e misionit Apollo 8 në vitin 1968 bashkë me Jim Lovell, misioni i parë me njerëz që shkonte në orbitën e Hënës.

Cut cut

Astronauti Anders thotë se programi i fluturimeve në hapësirë dhe stacioni ndërkombëtar i hapësirës kanë qënë një barrë për taksapaguesit. Megjithëse ai mbështet përfundimin e programit të fluturimeve në hapësirë, atë e shqetëson fakti që nuk do të ketë astronautë të tjerë të shkojnë në stacionin e hapësirës.

BILL ANDERS, FORMER ASTRONAUT

"E them me sinqeritet se më vjen turp si amerikan se pasi arritëm në Hënë para rusëve tani do të mbetemi prapa tyre".

XS
SM
MD
LG