Lidhje

Tërmet me fuqi 7.6 ballë në Kosta Rika


Një tërmet i fuqishëm goditi Kosta Rikën dhe zyrtarët lëshuan një paralajmërim për cunami për Kosta Rikën, Nikaraguan dhe Panamanë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti i së mërkurës me një magnitudë 7.6 e kishte epiqendrën në det, rreth 140 kilometra në perëndim të kryeqytetit San Hose.

Nuk ka njoftime për viktima apo të lënduar, por tërmeti shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu dhe shkatërroi shtëpitë në qytetin Hojança, pranë epiqendrës.

Gjatë dy dekadave të fundit, Kosta Rika është godur disa herë nga tërmetet.

Në vitin 2009, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.1 humbën jetën 40 vetë, ndërsa në vitin 1991, një tërmet me magnitudë 7.6 la 47 të vrarë dhe rreth 7500 të pastrehë.
XS
SM
MD
LG