Lidhje

Analistët: Betimi presidencial sfida e parë politike për Mohamed Morsin


Presidenti egjiptian Mohamed Morsi do të kryejë betimin e tij të shtunën, dhe vendi ku do të zhvillohet ceremonia e betimit do të shënojë edhe sfidën e tij të parë publike me ushtrinë e fuqishme të vendit.

Këshilli ushtarak që drejton aktualisht Egjiptin thotë se zoti Morsi do të betohet si president i vendit përpara gjykatës kushtetuese.

Por presidenti i zgjedhur është zotuar që të marrë detyrën e tij përpara paralementi, i cili është shpërndarë nga këshilli ushtarak.

Disa vëzhgues thonë se kjo do të jetë përballja e parë e një lufte të tejzgjatur për pushtet.

Analistia politike dhe gazetarja Rania el Malki thotë:
“Nëse Morsi tërhiqet nga njoftimi i tij se do të betohet përpara parlamentit,ky do të jetë një tregues i sjelljes së tij të mëtejshme në pushtet ”.

Ndërsa këshilli ushtarak mund të bëhet vështirësia më e madhe për zotin Morsi, zonja el Malki thotë se elementë të tjerë nga e kaluara mund t’i shkaktojnë atij vështirësi:

“Për momentin ai po e merr detyrën në një ambjent armiqësor. Dua të them se njerëzit që kanë patur poste në regjimin e dikurshëm kontrollojnë shtetin në përgjithësi, dhe mendoj se do të jetë e vështirë për të që t’ia dalë në këtë ambjent armiqësor” - thotë ajo

Aktivisti politk dhe blogeri Wael Khalil beson se zoti Morsi është i mirëinformuar për resiztencën me të cilën ai do të haset.

“Nuk mund t’i shpëtosh kollaj regjimit të vjetër kur vjen në pushtet. Pushteti nuk është zgjidhja për gjithë problemet e trashëguara nga regjimi i vjetër.”

Disa vëzhges thonë se zoti Morsi do të ketë nevojë të punojë me elementë ekzistues të pushtetit në çështje kyçe si siguria dhe ekonomia.

Aktivisti Klhalil argumenton se pritshmëritë janë të larta dhe zoti Morsi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lëvizë shpejt.Ai thotë:

“Sfida është që të trajtohen problet e vërteta dhe të bëhen përmirësime të shpejta- jo të zgjidhen të gjitha problemet por është e nevojshme që ai të realizoj vërtetësisht revolucionin e shumicës së egjiptianëve, çka nuk ka ndodhur deri më tani”.

Por me pushtet të papërcaktuar, me një publik skeptik, dhe me një udhëheqje ushtarake që ushtron rezistencë ndaj tij, zoti Morsi përballet me një betejë të vështirë.

Përplasja e parë mund të jetë që në ditën e inaugurimit të tij.
XS
SM
MD
LG