Lidhje

Debati për pakësimin e nivelit të gazit karbonik në SHBA

  • Rebecca Ward

Debati për pakësimin e nivelit të gazit karbonik në SHBA

Debati për pakësimin e nivelit të gazit karbonik në SHBA

Senatorët amerikanë, Xhon Keri dhe Xho Liberman parqitën kohët e fundit një projektligj për uljen e niveleve të gazit karbonik. Shtetet e Bashkuara dhe mbi 100 vende të tjera ranë dakord për në rezolutë me fuqi jo të detyrueshme zbatimi vitin e kaluar në Konferencën e Mjedisit në Kopenhagë për të ulur nivelin e çlirimit të gazit karbonik që besohet se është një nga shkaqet e ngrohjes globale. Projekligji Keri – Liberman ka fituar mbështetjen e disa prej lojtarëve kryesorë të sektorit të energjisë.

Turbinat e erës, panelet diellore dhe biokarburantet janë alternativat e mundëshme të energjisë për të ardhmen. Dhe nëse projektligji Keri – Liberman miratohet, do të krijonte avantazhe për energjinë e rinovueshme duke e bërë atë më konkuruese financiarisht.

Një nga aspektet kryesore të projektligjit është i ashtuquajturi “kufi dhe tregti”. Kufiri i çlirimit të gazit karbonik caktohet nga qeveria amerikane dhe sasia mbi këtë kufi kompensohet me pagesë. Robert Blu i kompanisë së energjisë Dominion thotë se edhe versioni i ligjit i miratuar vitin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve është më i mirë për konsumatorët.

"Kur ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve në qershor të vitit të kaluar, zbatimi i tij filloi me nisma pa pagesë. Projektligji Keri – Liberman përmban nisma të tjera pa pagesë. Ne besojmë se projektligji ka krijuar një balancë më të mirë mes realizimit të synimeve për uljen e çlirimit të nivelit të gazit karbonik me mbrojtjes së konsumatorëve nga ngritja e çmimeve”. - thotë ai

Por Shoqata amerikane e Transportit të Kamionëve thotë se konsumatorët do të paguajnë më shumë për koston e transportit në të ardhmen.

"Projektligji nuk do të bëjë gjë për të pakësuar çlirimin e gazit karbonik nga industria e kamionëve. Çfarë bën ai është rritja e kostos së karburantit që më pas kalon tek konsumatorët në formën e pagesave për transportin e ngarkesave që ne ua faturojmë prodhuesve dhe shitësve. Ata nga ana e tyre do t’ia shtojnë konsumatorëve në koston e artikujve”, thotë Klayton Boice është sekretari i shtypit i Shoqatës amerikane të Transportit të Kamionëve, i cili e quan projektligjin Keri-Liberman një taksë të fshehtë për transportin.

Sipas zotit Boice, mvi 70 përqind e transportit të mallrave në Shtetet e Bashkuara bëhet me kamionë. Kjo industri përbën 5 përqind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe punëson rreth 9 milionë njerëz.

"Në thelb, taksa e gazit karbonik apo e klimës ka si qëllim të ngrejë koston e karburantit dhe t’i detyrojë njerëzit të djegin më pak. Ne nuk mund të djegim më pak tani për tani, pasi kamionët duhen për të transportuar ngarkesat e rënda në trrene të tilla si Malet Shkëmbore”.

Projektligji Keri – Liberman ka për qëllim uljen e çlirmit të gazit karbonik me 17 përqind nën nivelet e vitit 2005 gjatë 10 vjetëve të ardhëshme. Robert Blue thotë se ligji përmban disa nisma për energjinë bërthamore dhe forma të tjera të energjisë së pastër, sëbashku me gjetjen e mënyrave të reja për të përdorur më shumë karburant tradicional.

"Ky projektligj parashikon nisma edhe për ruajtjen dhe magazinimin e karbonit për të vazhduar përdorimin e qymyrgurit, ndërkohë që ne bëjmë përpjekje për të pakësuar çlirimin e gazit karbonik”.

Megjithëse mbështetën një marrëveshje jo të detyrueshme për t’u zbatuar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara mund ta gjejnë veten në pozitë të vështirë për shkak të gjendjes së tanishme ekonomike. Shumë ligjvënës mund të kenë frikë të miratojnë ligje që do të çonin në shkurtimin e mëtejshëm të vendeve të punës në Amerikë.

XS
SM
MD
LG