Lidhje

Filmat e rinj të kinemave amerikane


“When you are strange, a film about the Doors” është filmi dokumentar, i cili do të sjellë një këndvështrim dhe të vërteta të reja për grupin e viteve 1960. Johny Dep, është lexuesi i tekstit të këtij filmi, i cili do të sjellë filmime dhe episode të pa shikuara më parë.

Regjisor i filmit është Tom DiCillo, i cili thotë se ka patur si bashkëpunëtor të tij një prej miqëve të hershëm të Jim Morrisoni, Paul Ferrera.

Grupi the Doors, përbëhej nga këngëtari Jim Morrison, kitaristi Robby Krieger, Ray Manzrek, i cili interpretonte në organo, dhe nga bateristi John Densmore. Ata realizuan 6 albume në studio në harkun kohor të 54 muajave.

Ndonëse katër dekada më vonë ata nuk kanë hedhur asnjë këngë të re në treg, sërish, albumet e tyre të dikurshme shiten në rreth 1 milion kopie në vit.

Mbas vdekjes së Jim Morrisonit, tre pjestarët e tjerë të grupit nuk u ribashkuan më.

Ish kitarristi Roy Krieger, i cili shkroi këngën e parë të grupit “ Light my fire”, në moshën 18 vjeçare, po shkruan një libër për jetën e tij, dhe po përgatitet për një album të ri me titull “Singularity”.

Manzarek, ka shkruar disa libra dhe ka realizuar disa albume si solist.

Densmore ka punuar gjithashtu si skenarist dhe producent i disa filmava si dhe po përgatit për botim një libër të ri.

Filmi dokumentar “When you’re strange: A film about the Doors”, nga sot nis transmetimin në disa kinema amerikane.

2. Komedia “Date night”, e cila nis sot transmetimin në kinematë amerikane, tregon krizën e një çifti të martuar, të cilët mendojnë që të rigjallërojnë martesën e tyre, e cila ka vite që ka rënë në rutinë. Një mbrëmje e planifikuar për të kaluar në mënyrë të këndëshme, kthehet papritur e kujtuar në një seri peripecish të paparashikuara, të cilat kalohet me nota humori nga dy protagonistët Tina Fay dhe Steve Carell.

Të dy janë emra shumë të njohur të komedisë amerikane, të cilën kanë suksesin e tyre respektiv, në paraqitjet dhe programet televizive. Tina Fey ka interpretuar në serialin komik “30 rock”, ndërsa Carrel drejton një tjetër komedi të sukssshme të NBC, “The Office”. Regjisori i filmit Shawn Lavey thot se që në fillim, e mendoi këtë film me këta dy protagonistë. Sipas tij, është kombinimi i aktorëve ai që e bën një komedi që të ketë efekt tek shikuesi.

3. “LA mission” është filmi i vëllezërve Bratt. Aktori Benjamin Bratt, sëbashku me të vëllanë e tij skenaristin dhe regjisorin e filmit Peter Bratt, kanë realizuar sëbashku një film për lagjen Mission të San Franciskos.

Ky film është i dashur për të dy vëllezërit, pasi ata janë lindur në San Francisko dhe janë rritur në lagjen ku është xhiruar filmi.

Petter Bratt thotë:

“E dija që një ditë do të xhironim në lagjen tonë. Mission është ndoshta një nga lagjet më të preferuara për ne. Është e pasur me kulturë, me një komunitet ndoshta ndër më përparimtarët në vend. Pak a shumë si Harlemi. Menduam se kemi dëgjuar shumë për Harlemin, Queens apo Brooklyn, sepse këto lagje u bënë të famshme përmes filmave. Menduam të bëjmë të njëjtën gjë me lagjen Mission”.

Benjamin interpretonm rolin e Che Riveras, i cili është një personazh tipik lagjeje, me një të kaluar si djalë problematik dhe i kalitur përmes vështirësive të rrugës. Por bota e tij tronditet kur mëson se i biri është gay.

“Ndonëse është një film që prek një kulturë të veçantë, mendoj se në thelb është një film i cili trajton marrëdhnien mes një ati dhe biri, ku gërshetohet dhe ambjenti rrethues”.

Filmi “LA mission” sot shfaqet në kinematë e Los Angelosit dhe New Yorkut, për të vazhduar më tej me San Franciskon, San Joze dhe Sacramaneto, në datën 16 prill.

XS
SM
MD
LG