Lidhje

Filmat amerikanë në festivalin e Kanës

  • Mirela Milori
  • Uashington

Filmat amerikanë në festivalin e Kanës

Filmat amerikanë në festivalin e Kanës

Ka nisur të mërkurën në mbrëmje, festivali i filmit në Kanë. Ka qenë filmi ”Robin Hood” i regjisorit Ridley Scott ku interpretojnë aktorët Russel Crow dhe Kate Blanshet, që hapën zyrtarisht konkurrimin e filmave në këtë festival prestigjoz.

Ra në sy paraqitja e yjeve në tapetin e kuq, ku aktoret thuajse të gjitha ishin të veshura me fustane të gjatë me stil madhështor, ndërsa meshkujt me kostume të përzgjedhura me elagancë.

Sot, filmi “Robin Hood”, ka nisur shfaqjen dhe në kinematë amerikne dhe ato europiane. Legjenda e njeriut që u merrte paratë të pasurve dhe ua shpërndante të varfërve, është trajtuar me nota dhune në filmin e regjisorit Ridley Scot, i cili na jep me realizëm rebelimin e Robin Hood-it dhe njerëzve të tij në pyllin Sherwood. Aktori Crow rrëfen se jo vetëm i është dashur të stërvitet fort fizikisht për të interpretuar Robin Hood-in, por ka punuar edhe me theksin e të folurit.

“ Mendoj se është hera e parë që i afrohem të folurës së origjinës së vërtetë të Robin Hood-it” – thotë ai ”Ai ka jetuar më shumë në Nontingam, por origjinën e ka nga Barnsdale në jug të Jorkshërit, dhe ka folur atë dialekt”.

Filmi i dytë që është shfaqur në natën hapëse të festivalit të Kanës, është “Wall Street: Money never sleeps”, me regji të OliverStone, i cili është vazhdim i filmit “Wall Street” i vitit 1978. Protagonist Sërish është Michael Douglas. Situata ekonomike, kriza dhe pasojat e saj në të gjitha aspektet e jetës, është në qendër të këtij filmi. Krahas tij interpretonë Shia Le Beouf, Carey Mulligan, Josh Brollin etj.

Ndërsa dokumentari me titull “ Inside job”, i cili vjen në rrëfimin e aktorit Mat Demon, pasqyron ndikimin e rënies ekonomike në përditshmërinë amerikane.

Një tjetër film amerikan konkurrent në festivalin e Kanës është “Fair game” ku interpretojnë Naomi Wats dhe Sean Penn.

Në Kanë këtë vit konkurrojnë 19 filma, një pjesmarrje më e pakët se zakonisht.

.........

Gjithshka është gati për filmin “Princi i Persisë: Rëra e kohës”, i cili do të dalë në kinematë amerikane më 28 maj. Interperetojnë aktorët Ben Kingsley, Xheik Gilenheill dhe Gemma Arterton etj.

Filmi është bazuar në lojën kompiuterike me të njëjtin titull. Ai tregon historinë e një djali , i cili birësohet nga mbreti, duke u bërë princi Dastan. Kur rritet i duhet të luftojë për të vendosur në vend emrin e tij, dhe për t’u çliruar nga një akuzë për vrasje që nuk është e vërtetë. Ai takohet me princeshën Tamina, me të cilën luftojnë sëbashku kundër së keqes.

Regjizori i filmit është Mike Newell.

XS
SM
MD
LG