Lidhje

Filmi "Toys story 3" del sot në kinematë amerikane

  • Mirela Milori

Filmi "Toys story 3" del sot në kinematë amerikane

Tom Hanks si Woodi dhe Tim Allen si Buz, së bashku me të tjerët janë mbledhur sërish - dhe “Toy story 3” është gati për premierën e tij amerikane.

11 vjet më parë filmi “Toy Story 2” u shfaq dDitën e Falenderimeve, dhe mblodhi rreth 57 milion dollarë vetëm gjatë fundjavës së festës.

Baz është personazhi, historia e të cilit pati një kthesë në filmin “Toy story 2” . Ndaj producentët menduan diçka të re dhe për filmin e 3. Ata e kanë krijuar Bazin e “Toy Story 3”, që të jetë me ndikim dhe tendencë spanjolle. Bazi i ri, është i pasionuar mbas flamenkos dhe bie në dashuri menjëherë me Xhesin.

Tim Allen që hedh zërin e Baz thotë se spanjishtja e tij gjithmonë ka qenë perfekte.

Tom Hanks, aktori që ka zërin e Woodit, thotë se fëmijët që dikur ndiqnin filmin e parë “Toy Story”, i cili është realizuar 15 vjet më parë, tashmë janë të rritur ose adoleshemtë, dhe ata do të vërjenë ndryshimet në ngjyrimine zërit.

Fabula e filmit të ri “Toys story” nis me nisjen e Andit, personazhit kryesor në kolegj, dhe dërgimin e lodrave të tij të fëmijërisë në një ambjen ku ruhen lodrat. Por njerëzit e rinj që kujdesen për t’a, nuk janë aq miqësor me lodrat sa Andi, ndaj aventura për t’u arratisur nis sërish.

Ndonëse kanë kaluar 15 vjet që nga filmi i parë “Toy story”, aktorët e tij thonë se do të ishin gati për serinë e katër të tij. Ky film është një ndër më të preferuarit për fëmijët, por dhe prindërit e tyre, që dikur kishin idhujt e tyre Woodin dhe Buzz.

........

Anzhelina Zholi është shfaqur në një video për UNHCR-në, në ditën e refugjatëve. Ajo është ambasadore e vullnetit të mirë për këtë organizatë që në vitin 2001. Së bashku me Brad Pitt ata kanë dhuruar 1 milion dollarë për refugjatët e Pakistanit . Parrulla e këtij viti në ditën botëorore të refugjatëve është: “ Ata morën shtëpinë time, por nuk mund të marrin të ardhmen time”.

.......

Tom Cruise dhe Cameron Diaz janë sëbashku në filmin “ Knight and Day”. Filmi komedi ka në qendër një agjent sekret, interpretuar nga Cruis, i cili kupton se është tradhëtuar nga kolegët e tij. Diaz hyn rastësisht në jetën e këtij agjenti sekret . Filmi kalon përmes skenave të aksionit dhe të humorit. Të dy aktorëve iu është dashur një fizik i mirë për të realizuar këtë film, por të dy thonë se nuk kanë bërë ndonjë përgatitje speciale apo të veçantë. Të pyetur për bashkëpunimin mes tyre Diaz thotë se :

“ Të punosh me Tom Cruize ndjehesh shumë mirë, pasi ai ka sens humori dhe gjithë dita e xhirimit kalon duke qeshur, dhe në një energji të mirë."

Cruz ka të njëjtën përshtypje për Diaz,”Ishte një bashkëpunim i mirë “ - thotë ai.

Filmi do të dalë në kinematë amerikane në datën 23 qershor.

XS
SM
MD
LG