Lidhje

Grupi muzikor Hot Chelle Rae


Grupi Hot Chelle Rea

Grupi Hot Chelle Rea

Grupi i muzikës pop rok Hot Chelle Rae filloi në vitin 2005 kur Ryan Follese dhe Nash Overstreet vendosën të këndojnë së bashku.

Të dy ishin rritur në familje muzikore sepse babai i Ryan, Keith Follese dhe i Neshit, Paul Overstreet, ishin të dy kompozitorë të suksesshëm të muzikës kantri në Nashville të shtetit Tennessee.

Në vitin 2011 Hot Chelle Rae morri famë me këngën hit “Tonight Tonight” nga albumi i tyre i parë “Lovesick Electric”.

Hot Chelle Rae ishte në krye të klasifikimit Billboard në vitin 2011 me këngën “Tonight Tonight” e cila u shit në mbi dy milion kopje. Nash Overstreet thotë se viti ishte i mbushur me momente emocionuese si marrja e çmimit nga American Music Awards si “Artistët më të Mirë të Vitit””. Ai thotë:

“Kënga “Tonight Tonight” doli në treg ditën e Shën Valentinit 2011 dhe ai vit ishte i mbarë për ne. Morrëm çmimin e parë nga American Music Awards, interpretuam natën e vitit të ri në Time Square përpara një milionë e gjysmë njerëzve dhe miliona të tjerëve që na ndoqën në televizor në mbarë botën. Kemi qenë me fat qysh atëherë”.

Megjithë listën e këngëve të famshme të kompozuara nga prindërit e tyre, Ryan Follese thotë se ai dhe Nash vendosën t’i japin një drejtim tjetër muzikës së tyre:
.
“Prindërit tanë ishin admirues të mëdhenj të muzikës pop dhe ne u ekspozuam ndaj gjithë artistëve pop në vitet 90 dhe më parë. Nash u rrit me Prince dhe Michael Jackson dhe të dy u rritëm me Beatles-at. Më duket sikur prindërit tanë, në mënyrë të fshehtë e donin muzikën pop kështu që asnjëherë nuk u vrejtën që ne e zgjodhëm atë”.

Hot Chelle Rae është në turne me këngëtaren Demi Lovato. Ryan ndjen një lidhje të fuqishme me përkrahësit e tyre për një arsye të vetme.

Hot Chelle Rae është një emër interesant për grupin. Ryan shpjegon frymëzimin që i çoi në zgjedhjen e këtij emri:

“I vumë këtë emër pasi një admiruese po hiqej si një person tjetër në faqen elektronike MySpace dhe emri i saj on line ishte Chelle Rae dhe ishte shumë tërheqëse në fotografi…E di që nuk jemi të vetmit që kemi klikuar në një fotografi dhe kemi thënë me sarkazën “po, ajo është vërtet’”.
”Ajo hiqej sikur punonte për një kompani regjistrimi dhe do të na ndihmonte dhe kjo vazhdoi për disa kohë derisa zbuluam që ajo nuk ishte e vërtetë”.

Hot Chelle Rae nxorri albumin e dytë “Whatever” në nëntor dhe Ryan shpjegon se si ka evoluar muzika e tyre.

“Albumi i parë (“Lovesick Electric”) ishte një përvojë ashtu siç u ndodh të gjithëve me albumin e parë. Mëson shumë për veten, për kompozimet për atë që je dhe për atë që kërkon të jesh. Në albumin e dytë gjërat janë më të thjeshta”. - thotë ai

Hot Chelle Rae nxorri në treg hitin “I Like It Like That” në fillim të vitit dhe tani kanë në klasifikim këngën “Honestly”.


XS
SM
MD
LG