Lidhje

Punonjësit e linjave ajrore të parët që luftojnë trafikun njerëzor

  • Elzabeth Lee
  • Uashington
  • Zëri Amerikës

Punonjësit e linjave ajrore të parët që luftojnë trafikun njerëzor

Punonjësit e linjave ajrore të parët që luftojnë trafikun njerëzor

Stjuardesat e një linjë të madhe ajrore amerikane po përgatisin koleget e tyre që të dallojnë sinjalet e trafikut njerëzor në fluturimet vendase dhe ndërkombëtare. Ekspertët që drejtojnë programin thonë se me anë të tij, mund të kapen trafikantët, duke shpëtuar jetët e grave dhe fëmijëve që janë përfshirë në rrjetin e trafikut të qenieve njerëzore.

Për një moment në jetë, njerëz të panjohur me njëri-tjetrin, kanë një status të pëbashkët: udhëtarë.

Dhe në një moment të tillë, stjuardesa e kompanisë Amerikan Airlines, Sandra Fiorini, mund të shpëtojë jetën e dikujt. Ajo thotë:

“ Ishte një djalë i ri 18 vjeç, i cili kishte një fëmijë të sapo lindur, me kërthizë të sapo lidhur. Me vehte kishte vetëm dy pampersa dhe një shishe qumësht”.

Fiorini tha se ajo sheh shpesh gjëra të tilla në fluturimet e saj ndërkombëtare. Ajo thotë se pas 39 vitesh në këtë profesion, nuk është shumë e vështirë të dallosh një rast të dyshuar për trafik njerëzor.

“ Shumica prej nesh janë prindër. Kur sheh një rast ku diçka nuk shkon, sidomos kur ka fëmijë në mes, je më i përqëndruar se çmund të ndodhë më pas”.

Fiorini u përpoq që të sinjalizonte policinë për dyshimin e saj, por ata nuk u përgjigjën asnjëherë. Dy vjet më parë, gjithçka ndryshoi kur Fiorini u takua me Deborah Sigmund, themeluese e organizatës” Të pafajshëm në rrezik”.

Organizata “Të pafajshëm në rrezik” e paisi Fiorinin me broshura që jepnin në detaje shenjat e trafikut njerëzor. Aty është dhe një numër telefoni ku mund të njoftohen rastet e dyshuara.

“ Më parë nuk kishe një numër ku mund të njoftoje. Autoritete lokale nuk të përgjigjeshin. Tani, kur merr këtë numrë të veçantë, dikush të përgjigjet”.

Përforëcimet ligjore presin tek vendi i kalimit të pasagjerëve nëse një pjestar i ekipit të fluturimit njofton për diçka të dyshimtë.

Organizata “ Të pafajshëm në rrezik” krijoi këtë video për të treguar se përse është e rëndësishme për autoritet që të ndërhyjnë. Organizata thotë se gra, vajza e madje dhe djem janë shitur si skllevër seksi.

Fiorini dhe “Të pafajshëm në rrezik”, po mobilizojnë edhe ligjvënës në Kongres për këtë çështje.

“ Po punojmë me Kongresin, me Komisionin e të drejtave të njeriut, dhe jam optimiste se do të arrijmë diçka” - thotë ajo

Shpresohet që broshura si kjo të vendosen në vendet e pasagjerëve nëpër aviona, kështu që udhëtarët mund të njoftojnë pjestarët e personelit të fluturimit nëse pikasin diçka të dyshimtë.

Fiorini shpreson se kur pasagjerët do të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, ata do të dijnë se si të veprojnë.

XS
SM
MD
LG