Lidhje

Irak: Të paktën 15 të vrarë në sulmin ndaj Bankës Qëndrore në Bagdat

  • Zëri Amerikës

Persona të armatosur dhe autorë vetëvrasës sulmuan sot bankën qëndrore të Irakut në Bagdad. 15 veta humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Sulmuesit hodhën në erë të paktën 6 bomba dhe më vonë shkëmbyen zjarr me forcat irakiane të sigurimit me sa duket gjatë një përpjekjeje për të vjedhur bankën.

Zyrtarë qeveritarë thanë se sulmuesit ishin veshur me uniformë të ushtrisë, ndërkohë që disa prej tyre kishin rripa të mbushur me eksploziv. Gjatë javëve të fundit, Iraku ka përjetuar një seri vjedhjesh të mëdha.

Muajin e kaluar, persona të panjohur vodhën 5.5 milion dollarë nga një bankë shtetrore në provincën shiite të Naxhafit në jug të vendit.

Më parë po atë javë, persona të maskuar ikën me një sasi të madhe floriri dhe parash gjatë një vjedhjeje në mes të ditës, ku humbën jetën të paktën 14 veta.

XS
SM
MD
LG